Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 38
(1-102)

Shokët e mi më treguan se në qendrën e kryeqytetit tonë, në drekë, në mes të pazarit, në sy të popullit, gruan gjysmë lakuriqe të një personi me pozitë të lartë e kishte tallur, një lustraxhi këpucësh. Ky shembull u jep një shuplakë të ashpër në fytyrë të gjithë atyreve të paturpshmëve, që kundërshtojnë mbulimin e gruas.

E dyta; dëshirat, interesi dhe lidhjet e gruas me burrin, nuk rrjedhin vetëm nga nevojat e kësaj jete. Gruaja nuk është shoqe e burrit vetëm për interesat e kësaj bote. Ndoshta ajo në botën e përjetshme akoma do që ta vazhdojë jetën e saj me të. Meqënëse është kështu, ajo bukurinë e vet duhet ta ruajë për të shoqin dhe nuk duhet të tërheqë burrë tjetër me këtë bukuri përveç tij. Ajo me të ka lidhur një ortakëri dhe miqësi të përjetshme dhe nuk duhet ta zhgënjejë dhe ta tradhëtojë, sepse përndryshe i kushton shumë shtrenjtë. Meqënëse burri i saj është besimtar, me sekretin e besimit, me gruan e tij nuk e ka lidhur jetën vetëm për këtë jetë të përkohshme,vetëm për kohën e lulëzimit të bukurisë së saj dhe për interes të fizikut të saj joshës, por edhe kur t’i ketë humbur këto hijeshi, ai me të do të jetojë deri në lumturinë e përjetshme. Edhe më me dëshirë të thellë do të vazhdojë shoqëria e tyre dhe nderi i saj do të ruhet jo vetëm në kohën e bukurisë së saj, por edhe kur të jetë plakur dhe kur të shëmtohet, do të vazhdojë nderi, dëshira serioze dhe respekti i burrit për bashkëshorten. Dihet se gruaja ndaj njerëzve të tjerë për të ruajtur nderin e burrit të vet, duhet të mbrojë besnikërinë dhe bukurinë e saj, që janë të paracaktuara vetëm për të shoqin. Ndryshe, fiton pak dhe humbet shumë. Feja ua këshillon të jenë të barabartë me cilësi që përputhen. Ky ekuilibrim dhe përputhje është i palëkundur kur bashkohen dy karaktere fetare.

Lum ai burrë, që ka pasur fatin të martohet me një grua besimtare, që edhe ai të mund të ndjekë rrugën e saj.

Nuk ka ze