Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 37
(1-102)

Duhet të dimë edhe këtë se një grua e bukur që nuk i ka humbur vlera e nderit femëror, është shumë nazike dhe i preken shpejt ndjenjat e saj. A ka mundësi që kjo grua të mos shqetësohet dhe frikësohet nga vështrimet e burrave të paturpshëm? Ne po dëgjojmë se në vendin e zbulimit Europë, disa gra ishin ankuar në organet e qeverisë duke thënë: “Këta të poshtër po na burgosin nën vështrimet e syve". Pra “kultura” që ka grisur mbulesën e grave, ka rënë në kundërshtim me nevojën e krijimit të tyre. Kur’ani i Bekuar duke urdhëruar mbulimin e grave, përputhet me krijimin e tyre. Me këtë urdhër gratë si miniera të mëshirës, janë krijuar për burrat e tyre si shoqe të ndershme dhe të vyera, me një dashuri që vazhdon deri në përjetësi. Gratë vetëm atëhere kur të mbulohen, mund të shpëtojnë nga brengat shpirtërore dhe nga robëria e përjetshme.

Ato në vetvete mbajnë një frikë ndaj burrave të huaj. Vetë frika e tyre e bën të nevojshme që ato të mbulohen, që të mos përballohen me problemet e mashtrimit. Ndodh që për një kënaqësi prej shtatë tetë minutash, të vuash në mënyrë të tmerrshme, hidhërimin e barrës së një fëmije për një kohë të gjatë prej shtatë tetë muajsh. Por edhe kjo nuk mjafton, sepse i duhet të mbajë dhe të rrisë një fëmijë pa baba. Ky është rezultati i një kënaqësie të palejuar me një afat shumë të shkurtër prej shtatë tetë minutash. Meqenëse këto raste nuk janë të pakta, gratë me një seriozitet të madh duhet të ruhen nga burrat e huaj, duke mos i hapur oreksin me zbulimin e pjesëve të trupit të vet. Gruan karakteri i saj i dobët, e detyron që të hyjë nën mbrojtjen e kalasë së mbulimit të vet.

Nuk ka ze