Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 36
(1-102)

U përgjigjemi gjykatësit që e kanë shtyrë armiqtë e fshehtë të fesë Islame: Gjykimi i Kur’anit është i drejtë dhe i përgjigjet krijimit të grave. Për fjalët e pabaza të kundërshtarëve ka argumente të panumërt, por unë vetëm me katër pika do të theksoj se në të ka dobi të panumërta dhe të pamohueshme.

E para; mbulesën e grave patjetër e nevojit vetë krijimi i tyre. Ngaqë ato janë krijuar të dobëta dhe nazike, kanë nevojë të hyjnë në mbrojtjen dhe ndihmën e një burri. Ato vet nuk mund të ruajnë të drejtat e tyre dhe fëmijët të cilët i duan më tepër se shpirtin e tyre. Pra gruaja nuk mund t’u zbulojë burrave të huaj pjesët e trupit, sepse e humbet besën ndaj burrit të vet dhe i zbehet dëshira ndaj tij, duke ia shtuar mërinë dhe urrejtjen. Ndër dhjetë gra gjashtë apo shtatë prej tyre mund të jenë plaka apo të shëmtuara të cilat nuk duan ta tregojnë pleqërinë apo shëmtinë e tyre. Apo mund të jenë xheloze ndaj bukurisë së tjetrës dhe nuk duan që të bien më poshtë se ajo. Shumë e rrallë është ajo grua, që nuk frikësohet nga dhuna apo shpifjet se atë mund ta sulmojë ndonjë njeri. Në këtë rast a nuk do të jetë fajtore dhe a nuk do t’i thotë me të drejtë burri i vet tradhëtare? A nuk e kuptoni se për dobinë e vet, gruaja duhet të mbulohet?

Po ta vëmë re se, më shumë mbulohen të moshuarat. Atëhere edhe këtë duhet ta pranojmë, se nga dhjetë gra, vetëm dy apo tre dalin që janë të reja dhe të bukura dhe të mos frikësohen nga vështrimi i burrave të huaj. Është e ditur se çdo njeri,prej atyreve që nuk i do, për arsye se ngushtohet nuk dëshiron as pamjen e tyre dhe në këtë mënyrë tërhiqet dhe preket nga vështrimet. Me të vërtetë një grua e bukur që shpalos pjesët e trupit të vet, nga dhjetë vetë që e shohin atë,ka dëshirë ta shohin vetëm dy apo tre mashkuj,kurse të tjerët n.q.s. ka mundësi i shmang dhe i dëbon.

Nuk ka ze