Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 33
(1-102)

Besimi me Dritën e Kur’anit më tregoi se varrin që kemi përpara dhe pas asaj që duket si bulevard i karvaneve që shkojnë në zhdukjen e përjetshme, në të vërtetë ai varr nuk është dera e një pusi, por ndoshta është dera e dritës. Bulevardi i karvaneve nuk të çon drejt asgjësë dhe zhdukjes, por ndoshta tek ekzistenca, në botëra të ndriçuara dhe të lumturisë së përjetshme. Këto mësime që më garantoi besimi, u bënë si një ilaç i efektshëm për fatkeqësitë e mia.

Besimi për fitimin e punës që e kisha vetëm si një vullnet të pakët, duke mos zotëruar asnjë mjet tjetër përveç një aftësie fare të vogël, për të pasur një garanci në dorë, më duhej që të mbështetesha tek një fuqi e pafundme, për të bërë dobi prej Mëshirës së Pashterrshme, kurse vullneti i aftësisë duke m’u bërë një argument dhe një armë në duart e mia. Edhe për të gjithë njerëzit, ky besim është një argument bazë, meqenëse vullneti ishte me aftësi të kufizuara, të dobët dhe me mungesa. Ashtu si ai ushtari që kur forcën e tij të paktë e harxhon në dobi të shtetit, puna e tij ka një vlerë njëqind herë më të madhe se sa kur punon për veten. Me sekretin e besimit aftësia dhe vullneti që është gjëja më e paktë, kur mbështetesh në Rrugën e All-llahut xh.sh. të Madhëruar, bëhet shkak për të fituar një parajsë të gjerë, që sipërfaqja e gjerësisë së saj është mbi pesëqind vjet.

Besimi frerët e vullnetit i merr nga veset e nefsit, duke i lartësuar atje ku nuk ndikon as e kaluara, as e ardhmja dhe e shmang nga veset epshore, duke e vendosur në duart e zemrës dhe të shpirtit. Koncepti i ndjenjave të zemrës dhe të shpirtit nuk përfshin vetëm të sotmen, por ndoshta, ato veprimtarinë e tyre mund ta shtrijnë në shumë vite, nga e kaluara dhe e ardhmja.

Nuk ka ze