Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 35
(1-102)
Shkëlqimi i Njëzetekatërt

Tema e mbulimit të grave.

{Duke qenë çështja e dytë dhe e tretë e pikës së pesëmbëdhjetë, për nga rëndësia e saj u quajt: “Shkëlqimi i Njëzetekatërt".}


deri në fund.

3) “ O ti Pejgamber thuaju grave tua, bijave të tua dhe të gjitha grave të besimtarëve, që të vendosin mbulesat e tyre përmbi trup”.

Ky ajet i urdhëron gratë për mbulesën. Kultura e keqe, po kundërshtohet me Kur’anin, sepse nuk e pranon mbulimin, që është një nevojë e krijimit të tyre. Ajo thotë se mbulimi është një robëri. (1)

(1) Në këtë shënim paraqes një pjesë të shtojcës që e ka bërë të heshtë gjykatësin.

Juridikisht i them gjykatësit: Nga principet e Kur’anit, treqind e pesëdhjetë mijë komente të njëjta janë theksuar përnjë periudhë të gjatë prej njëmijë e treqind vjetësh afër treqind e pesëdhjetë milionë njerëzish, ku në jetën e tyre shoqërore ligjin e mbulimit e kanë pranuar me bindje të plotë, si një ligj të amshueshëm, duke nderuar dhe mbështetur stërgjyshërit që e kanë përjetuar këtë ligj të tillë.

Për shkak se e kam komentuar këtë ajet, që të shkoj pas gjurmëve të tyre, po më ndëshkojnë me burgim. Po qe se në faqen e tokës ekziston drejtësi këtë vendim të padrejtë do ta refuzojnë dhe do ta anullojnë.

Nuk ka ze