Në këtë mënyrë vullneti i paktë shndërrohet në shumicë, gjer tek më i shumti dhe njeriu me forcën e besimit mund të kalojë edhe lumenjtë më të mëdhenj të së kaluarës. Po kështu, ai mund të shpëtojë nga errësira dhe hidhërimi. Pra nën Dritën e Besimit ai, njeriu mund të ngjitet në majat e maleve të larta dhe të shmangë frikën që ndjen.
Tani o ju vëllezër dhe motra të moshuara që po vuani telashet e pleqërisë kështu si dhe unë! Meqenëse jeni besimtarë, duhet të falenderoni All-llahun xh.sh.. Sepse besimi tek feja Islame, përmban një arkë të madhe të mbushur plot me dritë, me hijeshi dhe bukuri përrallore të patreguara. Pleqëria jonë na afron më tepër pranë kësaj arke të pashterruar. Besimtarët kurrë nuk duhet të ankohen nga pleqëria, por me mijëra herë ta falenderojmë Zotin xh.sh., që na e ka dhënë atë.