Për të mos e humbur gruan e tij në jetën e përjetshme edhe ai bëhet besimtar. Fatbardhë është edhe ajo grua që ka gjetur burrin besimtar dhe thotë: ¨Aman të mos mbetem pa burrë në jetën e mëpasme". Prandaj përpiqet ta arrijë atë, duke u bërë një grua e devotshme.
Mjerë ai burrë që për të hyrë në mëkate, e humbet gruan e tij të devotshme. E pafat është edhe ajo grua që nuk e ndjek burrin e vet, i cili frikësohet nga All-llahu xh.sh., duke e humbur atë në jetën e përjetshme.
Mijëra herë janë të pafatë ato çifte burrash dhe grash që bëjnë garë për ta tejkaluar njëri tjetrin në punë të fëlliqura. Ata luftojnë për ta hedhur në zjarr njëri-tjetrin.
E treta; jeta e lumtur në një familje bëhet kur të dy partnerët janë besnikë ndaj njëri-tjetrit, duke treguar dashuri dhe respekt të ndërsjelltë bile edhe në gjendjet e papritura të jetës. Këtë nder dhe këtë respekt më së shumti e shkatërron mosmbulimi i gruas ndaj burrave të huaj. Në dhjetë gra, vetëm njëra mund të dalë që nuk mund të shohë tjetërkënd më mirë se burrin e vet dhe nuk mundohet të tërheqë lakminë e burrave të tjerë, kurse nëntë të tjerat, mundohen të ndjellin dëshirën e tyre. Prej njëzet burrave, vetëm njërit i duket më e bukur gruaja e tij. Në këtë mënyrë jo vetëm nderi midis tyre cënohet, por këto pasione bëhen shkak që të lulëzojnë veset e fëlliqura dhe dëshirat e shfrenuara të tyre.