Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 40
(1-102)

Kështu: Njeriut ndaj motrave të veta nuk i ngjallen epshet, sepse fytyrat e tyre mbajnë vulën e afërsisë me vëllezërit e tyre. Mëshira e vëllait ndaj të afërmit ia thyen atë dëshirë të keqe. Por këmbët e motrës ngaqë nuk e mbajnë atë dallim, me fe është e ndaluar të shpallen ndaj vëllait,sepse ajo për ndjenjat e epshit dhe vesit është një katastrofë e madhe. Vula e fytyrës së motrës prej së largu lexohet, por kofsha nuk e ka atë shans, sepse ka rënë në një pozitë me vajzat e huaja. Tani e kuptoni më mirë se një motër nuk pajtohet me nderin e femrës, që të zbulojë pjesët e trupit vetëm përjashta, por edhe ndaj vëllait të vet nuk ka leje të tregojë kofshët. Pra një motër që ruan nderin femëror, kurrë nuk duhet të bëhet shkak i katastrofave familjare. Vetëm mendimi për këtë fakt të trishton.

E katërta: Është e ditur se kushdo ka dëshirë ta shtojë dhe trashëgojë fisin e vet. Nuk ka asnjë shtet apo popull në botë që të mos dëshirojë shtimin e gjeneratave. Edhe Pejgamberi (a.s.) në hadithin e tij ka thënë:

“Martohuni, shumëzohuni! Unë në ditën e kijametit me turmën tuaj do të lavdërohem." Lakuriqësia e grave përkundrazi martesën e shmang, sepse asnjë i ri i shthurur dhe vagabond nuk e dëshiron martesën dhe nuk ka dëshirë që të martohet me një vajzë si veten e vet të pandershme. Ngaqë nuk do të martohet me një vajzë të tillë gjysmë lakuriqe dhe të rrugëve, mund të ngelë edhe beqar. Gruaja nuk ka forcë që ta mbajë nën sundim burrin, por megjithatë ajo është si një "ministre e brendshme", sepse shpenzon dhe mbron mallin dhe pasurinë së bashku me sendet që ka siguruar burri i saj. Nga kjo kuptohet se vlera më e madhe e gruas është besnikëria ndaj të shoqit. Një grua që shpërdoron këtë besim, kurrë nuk mund të mbrojë interesat e burrit të vet dhe e bën të vuajë shpirtin e tij të ndjeshëm.

Nuk ka ze