4) “Në emër të Tij, që është i Patëmeta. Nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbih). Selami, paqja, mëshira dhe bekimi i All-llahut xh.sh. gjithëmonë qofshin mbi ju!”
Të nderuar vëllezërit e mi!
Me anë të Hafizit të Shamit keni pyetur dy gjëra: Pse Pejgamberi (a.s.) u martua me Zejnepen r.a.? Sepse hipokritët dhe mosbesimtarët po e kritikonin shumë duke i thënë se këto marrëdhënie kryheshin nga dëshirat epshore.
Përgjigje: Kurrë nuk mund të jetë e mundur! Për një person të ndershëm, që po të shohësh lartësinë e tij të merren mendtë, dora e dyshimeve të thjeshta, nuk mund të arrijë kurrë atje. Nga dëshmitë e miqve dhe të armiqve, nga pesëmbëdhjetë vjet deri në dyzet, ka jetuar me një nder të jashtëzakonshëm, pikërisht në moshën kur epshet janë më të ndezura. Në moshën njëzetepesë vjeçare, Ai është martuar më Hz. Hatixhenë (r.a.) (e ve dhe e moshuar), të cilit i ka mjaftuar. Në moshën dyzet vjeçare, kur vrulli i epsheve i ka rënë, u martua me gra të tjera. Kush ka mend sa një kokërr gruri, patjetër e kupton qartë se këto martesa nuk kanë qenë si një shtysë e epshit, por kanë rrjedhur nga detyrimet e rëndësishme të Pejgamberit (a.s.).