Es-selamu alejkum ve rahmetull-llah!
Është më se e vërtetë dhe e padyshimtë, se gjersa ekziston jeta, ekziston edhe fundi i saj vdekja.
Me këtë të vërtetë njerëzit dhe të afërmit e tyre janë duke u ballafaquar që kur është krijuar jeta mbi tokë. Kur mendon ndarjen përfundimtare, ai tmerrohet ngaqë i duket se pas saj do të bëhet kijameti.
Për këtë arsye, si për të pasurin dhe për të varfërin, si për besimtarin apo mosbesimtarin, problemi që shtrohet është se çdo të ndodhë pas vdekjes.
Jo vetëm për fenë Islame, por edhe për të gjitha fetë e ndryshme që kanë zbritur nga Krijuesi i Gjithësisë, Ringjallja zë vend të rëndësishëm.
Kjo do të thotë se: Besimi në Ringjalljen pas vdekjes, është në themel të të gjitha feve të zbritura.
Avicena (Ibni Sina) dhe shumë njerëz të shquar, kanë thënë se: Çështja e Ringjalljes është një transmetim. Aty logjika paralizohet dhe mendja e njeriut nuk mund të ta shpjegojë dot.
Dijetari i madh Bediüzzaman Said Nursi ka mundur t’i bëjë një analizë të mprehtë problemit të Ringjalljes, të cilin asnjë dijetar Islam, nuk ka mundur t’i afrohet.
Me ndihmën e Zotit dhe ngushëllimin e Kur’anit, ai i ka bërë një ekspertizë të hollë dhe të veçantë këtij problemi, duke dhënë argumente të qarta dhe bindëse.