Ringjallja | Ringjallja | 4
(1-85)

-Çfarë po bën kështu, mos mor se do të dënohesh. Me paturpësitë që po bën edhe mua dashje pa dashje më përlyen. Ky mall e ky vend ka një zot, megjithëse populli dhe fëmijët janë larguar prej këtej. Ndoshta ata janë detyruar të shkojnë në ushtri, apo të punojnë angari.

Tani prona e tyre i ngelet shtetit në mbrojtje. Mos kujto, vazhdon me ngulm shoku, se këto prona tani nuk i mbikqyrë njeri. Dora dhe kontrolli i shtetit është i pranishëm edhe këtu.

Pastaj ai vazhdon përsëri: “Mbreti në çdo vend ka nëpunësit dhe korierët e vet. Çdo veprim i yti nuk ka mbetur pa rënë në sy, prandaj më mirë dorëzohu vetë! Me kokëfortësi, lakmitari e kundërshtoi shokun e vet kështu:

“Kjo nuk është pasuri e shtetit, është pa zot. Ndoshta është pronë vakuf dhe kush të dojë e si të dojë e përdorë. Prandaj mos më detyro të tërhiqem prej këtyre gjërave e sendeve të çmuara. Ato që thua ti, unë nuk i shoh me sytë e mi. Po si pashë unë nuk i besoj”.

Ai vazhdoi gjatë me argumente fillozofike për ta bindur shokun e vet, për drejtësinë e mendimeve të tij. Pastaj filloi grindja.

Ja cilat paraqiste si argumente mendjelehti:

“Kush është mbreti në këtë vend? Unë nuk njoh këtu asnjë mbret!”

Shoku i mirë dhe i urtë i thotë : “Një fshat pa kryeplak nuk bëhet, as edhe një gjilpërë pa një mjeshtër nuk bëhet. Po nuk pati një shkruajtës, një shkronjë s’ka se si të shkruhet. Çdo send, çdo gjë që shikon dhe prek ka një rregull. Si ka mundësi që Gjithësia e tërë këtyre gjërave të ketë një rregull kaq të përsosur pa ekzistuar një Zot. A nuk të duket se kjo nuk është një punë e lehtë sa ç’e mendon ti? Kjo pasuri e madhe duket se vjen me vagona (1) nga ana tjetër e fshehtë. Në të ka plot gjëra të vyera dhe të shijshme. Ai zbrazet këtu, shkon e vjen përsëri. A mundet të kryhej kjo pa pasur një Mbifuqi, pra një Zot?! Vulën e kujt kanë këto shpallje e lajmërime, këto mallëra e pasuri? Sigurisht që ka një Zot.

(1) Ëzhtë fjala për vitin.

Në çdo anë të fshatit e shikon se si valviten flamujt? Edhe këto parrulla që ti s’denjon t’i lexosh e t’i kuptosh,patjetër dora e një Zoti i ka vendosur. Ti nuk mundesh të lexosh dot në gjuhën e Kur’anit, me shkronjat e fesë Islame. Më keq akoma, ti nuk pyet as njerëzit e ditur për të mësuar t’i lexosh dhe t’i kuptosh. Literatura perëndimore (europiane) të ka verbuar plotësisht.

Nuk ka ze