Ringjallja | Ringjallja | 6
(1-85)

Domethënë : Do të bëhet një Gjykim i Madh.

FORMA E TRETË : Në këtë botë punët dhe veprimet shkojnë për mrekulli të madhe, sipas një rregulli të përsosur. Për të ruajtur dhe mbrojtur këtë Rregull duhet një Mbret i Lartë.

Drejtësia duhet për të ruajtur popullin e thjeshtë nga dallaverexhinjtë e paskrupullt. Ajo ruan nderin e Mbretërisë, por mjerisht në këtë botë, drejtësia dhe rregulli nuk po zbatohen. Ashtu si ti miku im, shumica e vjedhësve dhe e kriminelëve, po largohen nga kjo botë pa marrë dënimin e merituar.

Domethënë: Do të bëhet një Gjykim i Madh!

FORMA E KATËRT: Tani shiko! Kjo ekspozitë, këto arte të mrekullueshme dhe të çmuara, këto enë plot e përplot me ushqime të shijshme, të bëjnë të kuptosh se Krijuesi i tyre është i Pasur i Madh dhe Mirëbërës Bujar. Pra duhet të jetë një Fisnik i Madh me pasuri përrallore e të pasosura, ku gostitjet e përjetshme nuk shterrojnë. Dhe duhet të ketë një vend ku asgjë nuk mungon. Kush e shijon atë lloj jete, ashtu,do të vazhdojë deri në fund, duke mos dashur të vuajë hidhërimin e ndarjes. Sepse siç është e shijshme kur mbaron hidhërimi, ashtu edhe mbarimi i shijes është i hidhur.

Shikoji me vëmendje këto ekspozime, shiko parrullat në Përsosmërinë e Tij. Ato shprehin bukurinë e Tij të pashoqe. Bukuria e Tij është e paimagjinueshme dhe çuditërisht e veçantë! Përsosmëria e Tij e padukshme, pa asnjë të metë, duket sikur thotë: Mashaall-llah mbi kokën e gjithësecilit, mes duartrokitjeve dhe brohoritjeve të dëshmuesve. Një bukuri e patreguar do të shfaqet dhe do të shihet. Secili njeri i ndershëm, bukurinë e tij do ta shohë në pasqyrë, ndërsa mjeshtri, artin e tij do t’ua tregojë specialistëve për ta vlerësuar.

Domethënë: Një bukuri nuk mjafton të soditet përkohësisht. Soditësit duan të jenë të pavdekshëm dhe të vazhdueshëm.Sipas mendimit të tyre; me vdekjen e përjetshme, me ndjenjën e humbjes totale, karakteri i njeriut prishet dhe njeriu mendon se pas vdekjes gjithçka e kësaj bote humbet përgjithmonë. Ky mendim i bën ata që ta humbin karakterin, duke u kthyer çdo miqësi e tyre në armiqësi. Mospranimi dhe mosvlerësimi i një bote tjetër të përjetshme, i bën ata armiq me të dashurit e tyre. Sepse njeriu është armik i atyreve që nuk i arrin dora dhe duhet të mos harrojë se ky Han i bollshëm me plot mysafirë, është i përkohshëm dhe kalimtar. Prej kësaj bukurie të pashoqe, vetëm për një çast ngelesh i lumturuar dhe nuk e kupton nën hijen e saj se ikën ende pa u ngopur mirë.

Domethënë: Do të shkojmë në vendin e soditjeve të pashterrshme.

Nuk ka ze