Ringjallja | Ringjallja | 8
(1-85)

FORMA E GJASHTË. Shiko këto trena madhështorë, aviona, armatime, grupime, parrulla dhe zbatimin e tyre me rregullsi. Këto tërësisht tregojnë se pas një perdeje, do të shtrihet një Mbretëri Madhështore.(2) Kjo Mbretëri e do popullin të mbështetur nga vetja e Saj. Sofra e miqve çdo ditë mbushet dhe zbrazet. Populli për të dhënë provimin është grumbulluar në sheshin e veprimeve. Ky shesh çdo orë ndryshon. Populli këtu vjen për pak minuta. Ai vështron dhuratat e çmuara dhe sendet me vlerë, të krijuara nga Mjeshtri i vet. Ato për këtë arsye janë ekspozuar këtu, në këtë ekspozitë të madhe popullore. Ky vend shndërrohet çdo minutë, dhe çdo ditë. Populli çdo gjë e shikon vetëm për pak minuta dhe kënaqet. Ai që largohet prej këtij vendi të vizitave, pas këtij sheshi dhe këtyre pamjeve, në një vend tjetër, ku e presin vilat e përjetshme dhe luksoze. Këto shembuj tregojnë se sigurisht pas kësaj jete të përkohshme, ka të tjera vreshta të begata dhe hambarë të pasosur.

Domethënë: Ky mundim që përjetojmë tani duke punuar dhe vuajtur, shpërblimin do ta marrim atje, në vendin e Amshimit, nga vetë Ai, Zoti i Madh dhe i Plotfuqishëm. Shpërblimi i atjeshëm do të bëhet sipas mundimeve të kësaj jete që po jetojmë sot.

FORMA E SHTATË. Eja të shohim në këta popuj të kulturuar, se çfarë ka dhe nuk ka. Shiko gjithandej, në çdo qoshe janë vendosur aparate që fotografojnë. Diku diçka shkruhet dhe çdo gjë regjistrohet, nga punët më të vështira deri

tek ato më të thjeshtat. (3)

Domethënë: Ai, Zoti ka urdhëruar që në Atdheun e Tij çdo gjë të rregjistrohet.

Kjo do të thotë se çdo gjë që ndodh, regjistrohet dhe fotografohet. Ato mbrohen me kujdes sepse punët më të vogla, veprimet më të thjeshta të krijesave të Tija, Sundimtari i mbron dhe nuk i harron.

A është e mundur që Ky Sundimtar HAFIZ (Ruajtës) i çdo gjëje, punët e njerëzve të lartë dhe të ndershëm, të mos i ruajë, të mos i mbrojë, të mos i llogarisë dhe të mos i shpërblejë? Apo fajet dhe paturpësitë të mos i dënojë? Lartësia e Ngadhënjimtarit, këto të këqija që bëjnë njerëzit me pozita të larta, nuk i duron. Ne po e shohim se në këtë botë po vdesin pa marrë fare dënim.

Domethënë: Është lënë për një Gjykim të Madh.

FORMA E TETË. Tani eja të lexojmë mesazhin e Tij! All-llahu i Madhërishëm po premton dhe po tremb. Ai thotë: “Nga ky vend po ju marr për t’iu dërguar në Mbretërinë Time. Kush i është nënshtruar urdhërave të mia, atë do ta kënaq, kundërshtarët do t’i burgos dhe vendin e përkohshëm do ta shkatërroj! Me vila të bukura dhe burgje të tmerrshëm, një Atdhe tjetër do të ndërtoj. Besoni se All-llahu xh.sh., është i zoti ta bëjë këtë gjë. Për Të është e lehtë t’i bëjë ato vepra që ka bërë edhe më parë. Jeta e amshueshme për popullin e Tij, është e rëndësishme. Premtimet nuk i mohon, sepse kjo gjë nuk pajtohet me zotësinë dhe dinjitetin e Tij.

Nuk ka ze