FORMA E NJËMBËDHJETË. O shok këmbëngulës. Eja të hipim në ndonjë aeroplan apo tren që shkon nga lindja apo nga perëndimi.
Pra në të kaluarën apo në të ardhmen, do të shohim vepra të mrekullueshme. Çdo gjë që do të na shfaqet para syve, do të jetë e shkëlqyer.
Tani shiko këto shtëpi dhe këtë ekspozitë natyrore. Këtu ka gjëra të shumëllojshme dhe të përkryera. Ato kanë forma dhe stile të ndryshme, që i dallon nga njëra tjetra. Shikoi me kujdes këto mrekulli dhe do të shohësh se në këto shtëpi dhe në këtë ekspozitë, ekziston rregull i përsosur. A nuk të duket se i ka krijuar një dorë e padukshme? A nuk të duket ty se ky është një shembull i përsosur i Drejtësisë dhe i Mëshirës së Madhe? Këtë nuk e kupton vetëm ai që e ka zemrën të zezë dhe vështrimin të paqartë. Mos dysho se: Mëshirë më të madhe se Mëshira e Tij nuk ka. Drejtësi më të kulluar se Drejtësia e Tij nuk ka dhe s’mund të ketë kurrë! Si ka mundësi që imagjinata jote e sëmurë, të jetë e vërtetë e të thotë se në rrethinat e Atdheut të Tij, nuk ekzistojnë as shtëpi, as vila, as banorë të përhershëm e të kënaqur.
Është e vërtetë se në këtë vend të përkohshëm, ndihma, mëshira dhe drejtësia nuk janë ashtu siç duhen dhe jeta është e vështirë, por këto kërkesa do të plotësohen në një vend tjetër. Po s’pranove se ekziston një Zot dhe një Botë tjetër, është njëlloj sikur të mohosh dritën e diellit në mes të ditës. Të mohosh Diellin është njëlloj sikur të mohosh Zotin e këtyre realizimeve të mrekullueshme dhe këtij bolleku të madh. Mirëbërësin dhe Mëshiruesin e Madh ti e mohon, por kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Drejtësia dhe e vërteta e Madhe kurrë nuk mund të mohohen dhe ato kurrë nuk tjetërsohen.
Të gjithë dijetarët e shquar, mendojnë se e vërteta nuk mohohet dhe nuk shndërrohet.
P.sh.: Pa perënduar dielli, nata nuk vjen. Këtë fakt mund ta mohojnë vetëm sofistët.
Domethënë: Duhet ta pranosh se pas kësaj bote, ekziston një botë tjetër. Atje do të ketë një Gjykim të Madh dhe një Drejtësi të kulluar dhe fisnike. Çdo krijesë e kësaj bote, gjykimin dhe drejtësinë e vërtetë, do ta gjejë atje.