Ringjallja | Ringjallja | 14
(1-85)

Një shembull tjetër i ngjashëm: Në një ditë feste zyrtare, kur urdhërohet që të vishen uniformat dhe të vendosen gradat, a nuk duket se poligoni shndërrohet në një kopësht me lule? Ashtu edhe në poligonin e faqes së tokës, një Mbret me ushtri të panumërt, ku jetojnë melekët, xhindët, njerëzit dhe kafshët (krijesa të pavetëdijshme), bimët dhe çdo gjë mbi tokë, i urdhëron me fjalën:

“Kun fejekun- Bëhu dhe ajo menjëherë bëhet, duke u nënshtruar dhe përulur. Faqja e tokës ndryshon tërësisht; drurët dhe bimët lartësohen sikur të vendosnin bajonetat e vogla dhe shndërrohen krejtësisht.

Çdo ditë e pranverës, çdo javë, si në një ditë feste, të gjitha grumbujt e bimëve, ku secili grup do të shpalosë bukuritë që i ka dhënë Mbreti, duket sikur i ngjan një parakalimi ceremonial. Duke shpalosur bukuritë e Mbretit të pafillimtë paraqiten përpara Tij me një pozë ceremoniale. All-llahu xh.sh. duke vendosur shenjat e Tija urdhëron:”Lulëzohuni dhe bëhuni fruta.”

Përsosmërisht faqja e tokës shkëlqen dhe zbukurohet duke u përulur para urdhërave të Mbretit. Toka duket sikur ka dalur në një ditë festimi, e veshur me petka të qendisura të lloj-llojshme. Kush nuk është i verbër e sheh se këto sende që shkëlqejnë me rregullsi dhe më një përsosmëri të pafundme, i ka bërë Zoti xh.sh..

(3) Në kodrën e lartë është vendosur një aparat fotgrafimi. Kuptimet e kësaj forme janë treguar në të “Vërtetën e Shtatë”, ku tregohet qëllimi i lartë i aparatit të Mbretit. Ai është “Levhi Mahfudhi” (Panorama e mbrojtjes së Zotit). Ekzistenca e “Levhi mahfudhit” në Fjalën e “Njëzet e gjashtë” është theksuar se sikurse ato çantat e vogla i japin shenjë një çante të madhe, librat e vegjël tregojnë se ekziston një libër i madh.

Gjithashtu kujtesa e njerëzve (mbrojtësja e diturive), i përngjan çantave të vogla. Ajo është një shembull i vogël i “Levhi mahfudhit” dhe është një pikë ku shkruhet caktimi i ZOTIT. Frutat janë vendmbrojtja e drurëve, kurse fara dhe bërthama mbrojnë cilësinë e frutave. Këto me të vërtëtë, që të gjitha janë shënuar në fletoren e mbrojtjes së madhe, si një “Levhi Mahfudh”.

(4)Kuptimet e kësaj forme do t’i shohim në të “Vërtetën e tetë”.Në këtë shembull krerët e bashkive janë Profetët dhe Evlijatë që janë të nderuarit e ZOTÝT.Telefoni tregon se është lidhur Hyjnia e ZOTÝT me zemrën e tyre e cila është filli i telefonit

Nuk ka ze