Përshembull: Secili atom është në gjendje t’iu përgjigjet nevojave që kanë farat dhe bërthamat ku ai qëndron. Po qe se ky atom nuk do të ishte punonjës i Zotit xh.sh., s’ka se si t’iu përgjigjej nevojave të tyre, që punon si një makinë e fshehtë që di dhe vepron sipas një logjike plot kuptim. Veprimet e tija po qe se nuk mbështeten tek një Zot xh.sh., atëhere kjo do të thotë që secili atom është një informator i ditur i shkencës, pra kjo është arsyeja, që ai iu përgjigjet nevojave dhe kërkesave të tyre, që t’i formojë e t’i krijojë ato sipas veçorive që ka secili. Sepse ndryshe nuk mund të ndodhë kurrë!
Po të krahasosh edhe gjallesa të tjera, po të njëjtin fenomen do të vësh re; se secilin e formon dhe e shndërron vetëm Mbifuqia e Shenjtë. Pra secili send punon me urdhërin e Tij, domethënë prej këtyre atomeve krijohen të gjitha sendet dhe gjithashtu edhe tërësia. Kjo është një vepër e veçantë e Krijuesit të Gjithësisë. Kushtojini vemendje këtij Mesazhi të Shenjtë:
(3)“Nuk ka as një send që nuk e madhëron (nuk bën tesbih) duke i shprehur falenderime Atij”.
Kush nuk e pranon Vahid Ehad-in (njësimin e Zotit), ai duhet të pranojë që të gjitha qeniet janë nga një zot.
Shenja e dytë: Në një rrëfim kam thënë se kush nuk është i verbër, pasi të ketë parë veprat e Atij Personi, patjetër e kupton plotësisht se: Ky i Dërguar i shenjtë, të gjitha punët i bën me urdhër të Zotit të Gjithmëshirshëm. Çdo vepër e Tij bën një shpjegim të veçantë dhe thotë se kjo është vepra e Profetit Muhammed (a.s.), i Dërguari i All-llahut mbi tokë. Hz. Muhammedi (a.s.) është një i Dërguar i ndershëm dhe i zhveshur nga mëkatet, bujar dhe i pastër si drita e diellit. Sikurse dielli nuk ndriçon pa dritën magjike edhe Shenjtëria e Zotit nuk mund të kuptohet pa një të Dërguar si Muhammedi (Alejhisalatu uesselam).
A nuk është ky një fakt i vërtetë që bukuria e përsosur e. Tij, të mos dëshirojë një lajmëtar si i Dërguari fisnik Muhammedi a.s.? Përsëri a është e mundur që një art i bukur të mos ketë një lajmëtar dhe një mesazh prurës të shenjtë si Muhammedi (a.s.)? Gjithashtu edhe Hyjnia e Shenjtë nuk mund të kuptohet pa e bërë të njohur veten me anë të një të Dërguarit (a.s.).