A është e mundur që kjo bukuri, përtej caqeve, të mos ketë një të Dërguar të posaçëm për t’i reklamuar qëllimet dhe vlerat e veta? A është e mundur që Mbretëria Absolute e Gjithësisë në shtresat e shumta dhe të llojllojshme të popullit, si Drejtues dhe Edukator, të mos e pranojë një përfaqësues nga të gjitha sferat e jetës? Kushdo e kupton se ky Përfaqësues i Lartë i shtresave të të gjitha qenieve të gjalla dhe të ndershme është Përfaqësuesi i All-llahut xh.sh. dhe Personi më i dashur dhe më i besuar i Tij. Pra ky Person është edhe nëpunësi i Zotit mbi tokë.
A është e mundur që ky Zot i bukurisë së rrallë dhe i mirësive të panumërta, bëmat dhe shkëlqimin e tyre të mos e shohë si në pasqyrë çdo ditë? Këtë e bën vetëm Ai dhe askush tjetër.
Domethënë: Me një të Dërguar të dashur dhe të respektuar siç është Muhammedi (a.s.), që shpreh të gjithë admirimin sublim të Zotit, dashurinë dhe dëshirat e Tij më të larta, është e pa mundur që dëshirat dhe kërkesat, vuajtjet dhe
hallet e popullit, të mos i paraqiten përpara
All-llahut xh.sh., dhe të mos reflektohen me Emrat e Bukur. Me vullnetin e Tij, tregohet fytyra e popullit përpara All-llahut xh.sh., ashtu siç është në të vërtetë. Si ka mundësi që përpara një Zoti të të gjitha këtyre mrekullive, një i vlerësuar i posaçëm të mos reklamojë pasurinë e Tij, të mos e shpallë atë botërisht, përpara Këtij Zoti që është vetë Krijuesi i hambareve të bollshme, i përsosmërisë së fshehtë dhe magjepsëse. Kur prej Atij Krijuesi i të gjitha kapitaleve nuk fshehet asgjë, përpara popullit të Tij, si të mos shpallë Përsosmërinë e Tij, me një të Dërguar të tillë siç është Muhammedi a.s.? A është e mundur që Gjithësia e Përsosur, që është hijeshuar me Emra të Bukur dhe arte të rralla si një vilë luksoze, të mos na e tregojë Zoti vlerën e tyre dhe qëllimin e ardhjes, me anën e një të Dërguarit si Muhammedi (a.s.)?
A është e mundur që Zoti i këtyre qenieve, problemin dhe qëllimin e transformimit të tyre, që është një problem i vetëdijshëm, pyetjes se nga vini dhe pse keni ardhur, ku do të shkoni pas kësaj jete etj; të mos i shfaqë dhe të mos i sqarojë me anën e një të Dërguarit Përfaqësues, siç është Muhammedi (a.s.)?
A është e mundur që Zoti Mëshirëplotë, zotëruesve të vetëdijes që i paraqitet me bamirësi të pafundme, ku nëpërmjet veprave të Tija ka kërkuar dashurinë dhe falenderimin prej tyre, të mos ta tregojë se si do të jetë shpërblimi për këtë devotshmëri?