Fitimi i rriskut hallall,
Në stinën e pranverës, të gjithë drurët si Huri të Xhennetit, i vesh me lule, që më pas lidhin fruta të shijshme. Ato shtrijnë degët e tyre të ngarkuara me fruta të pjekura dhe na i dhurojnë ato neve. Bleta për të shëruar sëmundjet, na dhuron mjaltin e shijshëm dhe ushqyes. Me anë të një insekti pa duar na përgatitet një petk i butë dhe i bukur për t’u veshur. Një farë e vogël është fshehur në një hambar bujarie. Këto dukuri dhe këto shenja të Mëshirës së bukur, janë dhurata të Zotit xh.sh.. Këtë ti duhet ta kuptosh o njeri!
Pra, jo vetëm njerëzit dhe kafshët, por edhe dielli dhe hëna bashkë me të gjitha krijesat e shumëllojta, secili kujdeset për detyrat e veta. Kjo tregon se secili vepron dhe lëviz sipas një rregulli dhe urdhëri të Shenjtë.
Qofshin kafshët apo bimët, All-llahu atyre u ka dhuruar nga nënat e tyre qumështin për të porsalindurit, si ushqim për zhvillimin e tyre.(7) Edhe ky është një fakt, për të treguar Mëshirën e pakufishme të Krijuesit.
(7) Konkretisht luani i uritur edhe pse është i tillë, mishin që gjuan ia jep të voglit të tij që e do aq shumë. Po kështu pula e ruan kokrrën për zogun e vet dhe për të ruajtur jetën e zogut, sulmon edhe qenin. Druri i fikut i ushqen kokrrat e veta me qumështin e trungut, kurse vetë ha baltë. Të gjitha këto tregojnë se gjithçka bëhet sipas një llogarie të përkryer nga Zoti i Mëshirshëm dhe kush nuk e sheh është i verbër.
Lëvizjet dhe veprimet e çdo krijese bëhen në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të vetëdijshme. Çdo veprim është në funksion të një qëllimi të njohur dhe të përcaktuar më parë. Ato i drejton një i Gjithëdijshëm!
Bujari i këtyre botërave është Mëshirues i Madh. Nderi i Tij i pafund dhe Mëshira e Tij e pakufishme, duhet nderuar dhe respektuar me adhurim. Mosplotësimi i këtyre detyrimeve nga krijesat e Tij, meriton dënimin më të rreptë në jetën e pafundme.
Në botën e përkohshme, ku jeta është e shkurtër, nga të gjitha kënaqësitë e saj njeriu vetëm njëra prej njëmijë pjesëve që përfiton është sa dhe pika e ujit në detin e paanë. Kjo do të thotë se njeriun e presin kënaqësi të tjera më të mëdha në botën e Përjetshme. Të mos e pranosh këtë, bëhesh pa dashje budalla. S’ka se si të mohosh praninë e diellit në mes të ditës. Po e bëre këtë marrëzi, atëhere ti ke mohuar edhe Mëshirën Bujare të Zotit. Për ty o njeri, çdo gjë do të sillet për së prapi, sepse kush nuk beson se pas vdekjes ka ringjallje atij do t’i duket mëshira si përbuzje, dashuria si armiqësi, mirëqenia si varfëri, lumturia si hidhërim dhe mendja si mjet i brengosjes. Pra po e pranove vdekjen si të përjetshme ti ke pranuar edhe fikjen e mëshirës së vërtetë.