Ata që mohojnë funksionin e Tij, po shkojnë nga kjo botë pa dënim dhe njerëzit e devotshëm dhe besimtarë, pa shpërblim.
( 8 ) Shpesh po e përsërisim fjalën “a është e mundur” sepse dëshira jonë është të sqarohet karakteri i mosbesimit. Prapësitë po ndjekin njëra tjetrën duke ngulur këmbë në fjalën bajate ”s’ma merr mendja”, duke mohuar çdo gjë të shenjtë. Tek Ringjallja, saktësisht sqarohet se miopia dhe pamundësia për të kuptuar këtë të vërtetë nga kokëfortët dhe të pabindurit, është në karakterin e tyre. Inteligjenca e vërtetë deri në shkallën e duhur është në anën e fitimtarëve të fesë Islame. Duke e parë se filozofët nuk e shohin qartë me mendjen e tyre këtë të vërtetë të pamohueshme, në “Fjalën e Dhjetë”;gojën e tyre e godas me shpullë!
Domethënë: Kjo do të lihet për në një Gjykim të madh!
Ja pra, shumë qartë duket se Krijuesi i kësaj bote, me dituri të madhe i krijon punët. Si të mos u besosh këtyre fakteve të dokumentuara në mënyrë të argumentuar? A është e mundur kjo? Nuk e shikon se në Krijimin e të gjithë organeve të njeriut; si mishi, kockat, truri dhe damarët, është preferuar një logjikë e veçantë? Në organe të ndryshme ka edhe më tepër mençuri, për vet peshat e papërfillshme të tyre. Sa fruta lëshon pema aq funksione kryen një organ i vogël. Kjo tregon se aty ka punuar dora e padukshme e Hikmetit, e cila ka punuar jo vetëm në krijimin e organizmit të njeriut, por në të gjitha qeniet, me një përpikmëri të përkryer. Ai, Hikmeti, ka arritur deri aty sa edhe proçesin e imtë të një luleje të vogël ta llogarisë. Ai me lapsin e Tij, ka shkruar të fshehtën e faqes së një druri, të fshehur në bërthamën e frutit të tij.
Kush tjetër përveç Krijuesit dhe të Plotëfuqishmit Superior, mund t’i bëjë këto?
Domethënë: Ai që i ka krijuar të gjitha sa përmendëm,është një Zot i Madhërishëm, Fuqia e të Cilit nuk llogaritet kurrë. Në secilin krijim Ai ka preferuar të zbatojë një art të veçantë dhe të bukur, ç’ka tregon se çdo gjë është punuar dhe qendisur me një mjeshtëri të vërtetë dhe të pashoqe.
Njeriun e ka krijuar si përfaqësues (Mëshirues) të gjithësisë, që ka çelësin e Hambareve të bollshme dhe në të pasqyrohen Emrat e Bukur (Esma ul-Husna). Kjo tregon se të gjitha këto i ka krijuar një Mjeshtër i rrallë dhe është e pamundur që në këto, të mos mbizotërojë një dije e gjithanshme, që e ka burimin dhe mbështetjen e saj tek Zoti xh.sh.. Kush i shërben Atij dhe i vlerëson mirësitë e Tij, ka mbështetjen e paskajshme dhe mundësinë e madhe për t’u shpërblyer me xhennet në Botën e Përtejme.