Pra, ekziston një Mbifuqi që i krijon të gjitha këto ndryshime të rregullta. Ka një Bujar me hambaret e Mëshirës të mbushura për në ditët e gostive, atje në vendin e lumturisë së Përjetshme. Ato që në këtë jetë shijohen kalimthi, në jetën tjetër të amshuar, janë një kënaqësi e përhershme. Të mos frikësohet njeri se pas vdekjes së tij çdo gjë do të zhduket, do të humbasë përjetësisht. Siç është i shijshëm mbarimi hidhërimit ashtu edhe ndarja nga kënaqësitë është po aq e hidhur.
Dije se Mëshira e Zotit nuk të lë të vuash!
Kështu: mëshira e Zotit po përgatit një Xhennet. Një Bujari fisnike dëshiron t’i shfaqë mirësitë më mirë, në një Botë të Përjetshme, ku të gjithë robërit e Vet t’i kënaqë. Populli dëshiron jetën e përjetshme, përpos asaj të përkohshmes. Ai nuk pajtohet me përkohshmërinë dhe i takon të falenderojë Zotin për Mirësinë dhe Bujarinë e Tij të Pakufishme. Duke menduar ndarjen, një shije e vogël hidhërimi ndihet, por kjo nuk pajtohet me Bujarinë dhe qëllimet e Zotit xh.sh..
Në mënyrën se si është krijuar, bota shëmbëllen me një ekspozitë gjigande, ku janë ekspozuar artet më të bukura të Zotit xh.sh.. Po ta shohësh me kujdes, bimët dhe kafshët duken sikur janë shpalljet e Zotit (9), që janë vendosur kudo dhe Bukuria e Zotit xh.sh. tregohet me anën e Profetëve dhe evlijave të tjerë. Po kështu të duket se bukurinë dhe përsosmërinë e tyre, e përcjellin tek njerëzit e vetëdijshëm.
(9) A nuk duket sikur fruti i një peme, në degën e saj është lidhur si me tel? Kush mund ta realizojë këtë bukuri përveç një Dijetari Gjenial? Po t’i analizosh më thellë këto krijime, të njëjtën gjë do të vëresh apo konstatosh edhe për botën e kafshëve.
Domethënë: Mjeshtri i këtyre botërave, në krijimin e tyre ka treguar një përsosmëri dhe fshehtësi gjeniale. Kjo përsosmëri dhe fshehtësi e rrallë, shpesh vlerësohet nga njerëzit me fjalët: “Mashall-llah, të lumtë!”
Kjo përsosmëri e paanë shfaqet në vetëdijen e popujve gjatë jetës së tyre, nëpërmjet lajmëtarëve të Përjetshëm, që vlera e përsosmërisë të mos humbasë në përkohshmëri. (10)