Ringjallja | Ringjallja | 27
(1-85)

Domethënë: Ky është një paralajmërim, se po shkohet në vendin e qëndresës së Përjetshme. Veprimet e Emrave të Bukur të Zotit të Madhërishëm, tregojnë për jetën e Mbrapme (Ahiret) dhe të amshuar.

E VËRTETA E PESTË: Është dera e Mëshirës dhe Adhurimit (ibadeti i Muhammedit a.s.) dhe pasqyrimi i emrit “Muxhib” dhe “Rrahim”.

Zoti i Madhërishëm e dëgjon edhe nevojën më të ngushtë të krijesës më të vogël. Një fuqi e fshehtë dëgjon gjithçka dhe një mëshirë e fshehtë përgjon gjithçka. Sapo merr sinjalin, Zoti i mirësive rend për t’iu gjendur pranë krijesave të Tij. Nuk ka mundësi që Ai të mos plotësojë nevojat imediate të robëve (11) të Tij, që i ka krijuar me aq dashuri dhe përkushtim. Lutjen dhe zërin e tyre Ai e dëgjon dhe i përgjigjet. Le të japim një shembull: Të gjitha krijesat e dobta, ndër to edhe kalamajtë, ushqimin e tyre e marrin nga dora e një Bujari, me lehtësinë më të madhe. Ai i ushqen ato dhe i mjekon, gjë që tregon se Zoti i Gjithësisë është Edukatori dhe Mëshiruesi i Pakufishëm.

(11) Ka më shumë se 1300 vjet, që i vazhdon Mbretëria e Tij. Më shumë se 350.000.000 njerëz kanë hyrë nën Çadrën e Tij. Të gjithë e kanë pranuar Muhammedin (a.s.m.) si të Dërguarin e Zotit, duke i përsëritur lidhjet me Të. Ata vërtetojnë se Muhammedi (a.s.) është një Profet i shkëlqyer dhe iu përulen dhe i respektojnë urdhërat e Tij pothuajse gjysma e rruzullit tokësor. Një e pesta e numrit të popullsisë, ka marrë ngjyrimet e Tij dhe vlerat e Tij shpirtërore. Kur Ai ia ka arritur të jetë më i dashuri më i respektuari si Edukator i shpirtërave, doemos kuptohet që Ky Person është robi më i dashur i All-llahut. Ai duartrokitet nga të gjithë, për obligimin e Tij. Kjo tregon edhe një herë se ky dhe vetëm ky, mund të jetë dashamirësi i Zotit xh.sh.. Është e natyrshme se të gjitha këto shqetësime të njerëzve që shtrihen nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim, personi i Tij i ndershëm, do t’i paraqesë përpara All-llahut xh.sh., për të fituar jetën e amshuar.

Nuk ka ze