Hz.Muhammedi (a.s.m.) është përfaqsuesi i të gjithë profetëve.Në këtë namaz, Muhammedi (a.s.m.) shpreh të gjitha adhurimet dhe respektin e thellë të krijesave të vetëdijshme. Ky namaz i madh, si një bashkim i të gjithë namazeve, që nga dita e fillimit deri në ditën e kijametit, po falet nga të vetëdijshmit. Të gjithë të pranishmit, që nga Hz. Ademi deri më sot, njerëzit e thjeshtë duke dëgjuar këtë namaz dhe lutjet e Tij, po thojnë “Amin”, në një kor madhështor.(12) Kjo lutje është nevojë e të gjithëve dhe sinqeritet i pjesëmarrësve të shumtë, për t’iu lutur All-llahut xh.sh., për të pranuar adhurimin dhe respektin e Tij. Jo vetëm çfarë ndodhen në këtë botë, por edhe çfarë ka në qiell, sot po bashkohen në lutjen e Tij dhe po thonë: “O Zoti ynë! Pranoje lutjen e Tij dhe tonën!”
(12) “I gjithë ummeti” (populli mysliman), prej kohës së Hz. Muhammedit dhe deri më sot, duke kënduar salavatin (sal-li ue barik), lutjes së Hz. Muhammedit i bëjnë nga një mbështetje të fortë, duke përsëritur aprovimin e tyre me fjalën “Amin”. Medh’hebi i shafive me Duanë e Vesilës, i japin një shtyllë të fortë lutjes së Tij në këtë Namaz të Madh. Ajo shoqërohet nga një kor i madh dhe i fuqishëm “Amin!”. Jo vetëm popullit mysliman, por duket sikur tërë njerëzimit nuk i mjafton kjo jetë e përkohshme dhe në çastet e fundit, po lutet për një jetë të përjetshme. Hz. Muhammedi nuk lutet vetëm për veten e Tij, por Ai dëshiron të tërheqë pas edhe njerëz të tjerë, të ndershëm e të nderuar, duke thënë: O Zot mos na lë në këtë jetë të përkohshme, merrna pranë Vetes!”
Duke thënë këtë lutje, Ai po përulet me nderim dhe mirënjohje të sinqertë përpara All-llahut xh.sh.. Ai po shpreh qëllimet e Tija të mëdha dhe idetë e pakundërshtueshme, duke u lutur. Ai kërkon të shpëtojë nëpërmjet këtyre faljeve, njerëzit e ndershëm nga të pabindurit, nga ata që nuk e besojnë fenë Islame (të cilët vdekjen e quajnë shkatërrim dhe jo Ringjallje).
Lutja e Tij është kaq bindëse, kaq e fortë dhe këmbëngulëse, saqë Atë e lartëson në shkallën e përsosmërisë. Zërin e Tij e dëgjojnë kudo, bile edhe qeniet qiellore. Kësaj lutjeje i thonë “Amin All-llahumme Amin” dhe e këndojnë të gjithë së bashku (13).
(13) Këtu duket qartë se Krijuesi i këtyre botërave, me dituri dhe vizion të qartë, ka bërë çdo detaj. Duket se Ai ka shpalosur tërë diturinë, pa fshehur as edhe detajet më të imta.