O All-llah, derdhi bekimet e tua mbi robin dhe të Dërguarin tënd, që është edhe i dashuri Yt, të cilit fjalët i shkojnë në të dy jetët dhe është lavdia e botërave shpirti dhe shkaku i lumturisë së të dy jetëve dhe i dërguari i njerëzve dhe i xhindëve. Mëshira e All-llahut qoftë mbi familjen e Tij të pastër dhe sahabeve të nderuar dhe mbi të gjithë pejgamberët. Amin”.
(15) Njerëzit e shquar kanë thënë: “E vërteta kurrë nuk mund të mohohet. Më e vështirë është të pranosh të kundërtën.”
Të vihesh kundër vetvetes, është edhe më e vështira. Të mohosh veten dhe cilësitë e tua, do të thotë të kthehesh kundër vetes tënde. P.sh.: Një bukuri e rrallë duke qenë e tillë, a është e mundur të kthehet kundra vetes? Ajo nuk mund të tjetërsohet. Ky shembull të lë të kuptosh se Bukuria e Edukatorit, që ruan cilësitë më absolute pozitive për jetën e mbrapme, nuk mund të tjetërsohet. Kjo është e pamundura më e madhe, e të gjitha të pamundurave.
E VËRTETA E GJASHTË: Është dera e Madhështisë dhe e Vazhdimësisë. Pasqyrimi i Emrit “ Xhelil” dhe “Baki”. A është e mundur që nga Dielli, Toka, me drurët dhe krijesat e saja, deri tek atomi i padukshëm, të mos t’i nënshtrohen dhe përulen një Edukatori Madhështor?
Pastaj ky Fuqiplot njerëzit që i ka krijuar si krijesat më të preferuara, a i lejon të shkatërrohen dhe të humbasin pa nam dhe nishan në këtë botë të përkohshme? Ky fakt për krijesat e veta është një arsye më tepër për të besuar në krijimin e Botës së Amshuar.
Shiko gjithësinë, si ndërrohen stinët dhe sillen, tamam si ato lëvizjet e aeroplanit, me lehtësi të madhe dhe zhdërvjelltësi të habitshme. Duket sikur i ka krijuar si një djep madhështor, ku njeriu të luhatet, ku dielli që rri sipër këtij djepi, t’i shërbejë atij si një llambë gjigante dhe t’i lëshojë pranverës prarinë dhe bukurinë magjepëse. Kjo tregon se, pas perdes rri e vështron një Edukator i Madh, që sundon një Mbretëri të Madhe. Kjo Mbretëri e dëshiron popullin e saj, jo kalimtar, por vazhdues dhe trashëgues.
Ti i sheh këta mysafirë të nderuar që janë mbledhur në këtë Han të bollshëm. Shiko se si mbushet dhe zbrazet pa pushim! Të gjithë këta njerëz, vijnë për provën e shërbesës. Çdo herë që shkojnë dhe vijnë, ata tregojnë mirësinë e tyre ndaj Zotit. Ai që ikën, nuk kthehet më këtu dhe ai që vjen pas pak kohe do të largohet.