Themeli i parë: E kupton se edhe kjo botë e krijuar në formën e një hani, nuk është krijuar dhe nuk e ka marrë këtë formë vetvetiu? Kjo botë është krijuar vetëm për t’u mbushur dhe për t’u zbrazur vazhdimisht me mysafirë. Kjo tregon Mençurinë e Tij të pakufishme.
Themeli i dytë: Në këtë Han Zoti i ka ftuar mysafirët e Vet, për t’u përgatitur, që të shkojnë në Vendin e Kënaqësisë në “Dar-us-selam”, Xhennet.
Domethënë: Duke pasur vlera të larta, ato e kanë kohën të shkurtër dhe shërbejnë për të nxjerrë një mësim dhe për të lavdëruar (16) All-llahun xh.sh..
(16) Meqë janë supreme, Arti dhe vlera e gjithçkaje, janë me afat dhe moshë të shkurtër.
Bukuritë e kësaj Bote janë bërë vetëm për të ftuar miqtë dhe dashamirët nga Zoti i Gjithëfuqishëm dhe Mëshirëplotë. Janë një joshje që u bëhet njerëzve, për një Botë tjetër të paskajshme dhe të përjetshme. S’ka se si të jetë ndryshe.
Themeli i tretë: Pra e kupton se bukuritë e kësaj bote, nuk janë vetëm për t’u kënaqur dhe zbavitur, sepse këto gjëra për pak kohë do t’i vështrojmë dhe pastaj me hidhërim do të ndahemi prej tyre. Duke i vështruar vazhdimisht, ato ta çelin oreksin por nuk të ngopin,sepse ose mbarohen, ose mosha jote është fare e shkurtër dhe nuk të arrinë koha që të ngopesh.
Themeli i katërt: Kuptohet qartë se bukuritë e kësaj bote, janë shembuj dhe shëmbëlltyrë e Bukurive të Xhennetit (17). Ato janë stisur vetëm për të thirrur besimtarët pranë Zotit të Gjithpushtetshëm.
(17) Ekzistenca e secilës krijesë ka qëllime të veçanta dhe jeta e tyre përfundon në mënyra të ndryshme. Ama nuk është e drejtë të mohosh si ateistët që thonë se njeriu është krijuar për të përmbushur dëshirat epshore. Po të ishte kështu, atëhere çdo gjë do të ishte e pakuptimtë. Pra qëllimi i çdo krijimi ndahet në këto tre mënyra : E para, arsyeja e krijimit të çdo krijese është shumë e lartë. All-llahu i ka veshur dhe stolisur ato me veshje dhe qëndisje të bukura, që të duken sikur parakalojnë në një marshim zyrtar, para vështrimit të Krijuesit të tyre. Para ekzistencës së qenieve ka ekzistuar qëllimi për to.
Këtë qëllim të ekzistencës së tyre, më së miri e dallojmë në ekzistencën e qenieve të vogla dhe interesante. Mosha e tyre është tepër e shkurtër dhe jetojnë në vende me hapësirë të vogël, si ato ku ndodhen hambarët e mëdhenj; pra fara dhe bërthama.