Përshembull: Mrekullia e Fuqisë së Zotit që është lule, në fytyrën tonë qesh dhe përsëri humbet. Fjalët që dalin nga goja jonë shpërndahen përnjëherë, por tingujt e tyre mbeten në veshin e njerëzve. Kush i dëgjon ato fjalë me vëmendje, i fikson dhe i përjetëson.
Zoti pasi e krijon veprën e Vet, tregon edhe domethënien e saj. Bukuria e lules fiksohet tek ata që e kanë parë atë. Kështu edhe kuptimi i fjalëve, regjistrohet në mendjen e gjithësecilit, duke u vendosur në sirtarin e kujtesës, çdo fjalë dhe çdo mesazh që ato përçojnë. Këto fjalë janë Arti irrallë i Zotit xh.sh.. E kuptojmë se me këtë art, Ai përçon një mesazh me vlera të mëdha shpirtërore dhe të përjetshme, që kanë lidhje me Jetën e Pasosur. Krijimin e frutave dhe të luleve, Ai e ka përmbledhur tek fara apo tek bërthama e vogël. Kjo është një punë e vështirë dhe e ngatërruar, por Zoti Fuqiplotë dhe i Madhërishëm, i rregullon këto punë me përsosmëri të madhe. Ai i heq ato nga bataku i pistë dhe u përgatit kushtet për një jetë të përjetshme.
Me këtë tregim kupton se: Njeriu duke qenë një krijesë e veçantë dhe me vlera të posaçme, me një vetëdije të hollë e të kulluar, pra ai më shumë se kushdo është i lidhur shpirtërisht me Jetën e Amshueshme.
Themeli i gjashtë: Njeriu nuk është krijuar si një kafshë pa logjikë e mendim që të tërhiqet prej kapistarit dhe të kullotë ku të dojë. Ai është krijuar për t’u fotografuar duke nxjerrë përfundimet për veprimet e tij, hap pas hapi, që të japë llogari nesër për këto veprime, në një Gjykim të Madh.
Themeli i shtatë: Në stinën e vjeshtës, bukuritë e pranverës shpërndahen dhe e kupton se zhduken, por kjo shpërbërje nuk është e përjetshme. Ndoshta ky fenomen është një çlirim ( 18 ), për t’iu lënë vend krijimeve të vjeshtës. Me anë të këtij fenomeni, u hiqet vërejtje të gjithë atyreve që zotërojnë vetëdijen, që të kujdesen më tepër për veten. Kjo vërejtje u takon edhe atyre njerëzve që kanë humbur logjikën dhe jetojnë si të dehur; të mos harrojnë se ka një Zot xh.sh. dhe ata duhet t’i falen Atij.
( 18 ) Duket që hambarët e furnizimit, nga Mëshira e Madhe janë vendosur në majën e një peme. Ato do të largohen prej andej kur t’u soset koha dhe të kenë kryer detyrën e tyre.
Domethënë: Deri sa të hapet dera, për ato që do të vinë pas tyre. Po nuk u veprua kështu, atëhere vlera e Mëshirës humbet (zhvlerësohet).