Ringjallja | Ringjallja | 35
(1-85)

Në këto hambarë nuk mund të afrohet e thjeshta dhe e padobishmja; çdo gjë ka një detyrë të madhe me ekzistencën e vet. Me detyrën dhe jetën e vet, këto qenie tregojnë artin e veprave të mrekullueshme të Krijuesit të Fuqishëm.

E dyta, cili është qëllimi i ekzistencës së tyre dhe përfundimi?

All-llahu xh.sh., tërë qeniet e Tij i ka krijuar tamam si një libër të stërmadh, duke i hijeshuar si ato vjershat e bukura, me shprehje interesante dhe mesazhe filozofike. Këto krijime u jepen për t’u lexuar dhe për të kuptuar mrekullinë e krijimit, sidomos njerëzve dhe melekëve, xhinëve dhe kafshëve. Në mënyrë të veçantë qeniet e vetëdijshme, janë krijuar si një libër interesant.

E treta, ekzistenca dhe përfundimi i qenieve. Kjo ka të bëjë me përballimin e dëshirave dhe veseve epshore. Vepron sipas shijeve të pakta, rehatisë dhe dëfrimeve të shfrenuara.

P.sh.: Një timonier që punon në një anije të Mbretit merr një për qind të fitimit për punën e tij, kurse padroni i anijes 99%. Nga kjo kuptohet se qëllimet epshore, llogariten në 1%. Këtë lloj llogarie, mendja e pranon me vështirësi. Shpesh ka edhe kundërvënie. Kundërshtarët mendojnë kështu: Kur këto shpenzime bëhen me kaq bujari nga ana e Zotit, ato janë krejt të panevojshme dhe të kota. Njeriu nuk i shijon dot të gjitha këto shpenzime dhe ato shkojnë dëm. Kjo shpjegohet me teorinë e krijimit të bërthamave të frutave. Njeriu këto qëllime mezi i kap dhe i kupton. Vërtetë ato nuk mund të kuptohen menjëherë. Në këto qëllime është i pranishëm emri “Hakim”(Dobi e kulluar), që shpjegon se sa qëllime ka edhe një dru frutor, aq qëllime ka vetëm një frut. Po të jetë kështu, qëllimet ndahen në tre pjesë dhe prapa tyre është një ekonomist mjaft i zoti.

Si shembull po tregojmë këtë ndodhi: Rekrutimi i ushtarëve ka si qëllim mbrojtjen e vendit dhe shtetit. Po t’i vësh re përciptazi, ato duken shumë, por po të dish se sa i madh është kufiri i vendit tënd, duket sikur ata nuk mjaftojnë. Pra qëllimi i grumbullimit (rekrutimit) të ushtarëve, është shumë i arsyeshëm dhe me vend.

Themeli i pestë: Kështu e kupton se këto gjëra që në dukje janë për një kohë të shkurtër, nuk kanë qëllimin e përkohshëm. P.sh. të formohen pejsazhe të rralla, me një jetë mijëra vjeçare, që do t’iu tregohen brezave që do të vijnë. Pra të gjitha krijimet janë të krijuara me qëllimin e përjetshëm. Kjo kuptohet ngaqë largimi nga kjo botë është një çlirim nga pesha e detyrave ndaj Zotit xh.sh.. Me këtë veprim mbyllet vetëm njëra pjesë dhe hapet pjesa tjetër e përjetshme. Pra gjërat e përkohshme në një anë zhduken dhe në anën tjetër përjetësohen.

Nuk ka ze