Ringjallja | Ringjallja | 38
(1-85)

“Hafizi Madhështor”, këto fenomene i fotografon dhe i arshivon në vendin e duhur. Në këto dosje, ai ruan tërë biografitë e qenieve dhe sendeve. Ai fikson çdo gjë në mënyrë të dukshme, që nga farat e bimëve dhe bërthamat e tyre, deri tek jeta e frutave të tyre. Këto shembuj do të përjetësohen në kujtesat e njerëzve.

Fruti i një peme, bërthama e tij, fara e lules, etj., lidhen me konceptin e mbrojtjes nga Zoti. Krijesat janë si lule frutash për në pranverën e ardhshme. Ligjin dhe përcaktimin e formës në llojin e farërave, Ai e ka vënë në një vend të kufizuar nga farat apo bërthamat. Çdo detaj është duke u përcaktuar nga “Hafizi Madhështor”, Zot dhe Mbrojtës i tyre. Ai u ka përgatitur atyre një vend të mirë. Kjo është një provë për të vërtetuar se këto llogaritje, mund t’i bëjë vetëm një Zot xh.sh. i Mrekullueshëm. Ashtu siç ruhen këto çështje të thjeshta dhe të vogla edhe më shumë kujdes tregohet për njeriun. Interesi dhe kujdesi për të është shumë herë më i madh, sepse ai është krijuar për t’i dhënë frut “Alemit të Gajbit” (Botës së fshehtë). Nga veprimet e tija në jetën shoqërore, ai ruhet dhe vështrohet nga “Hafizi Hakim” (Ruajtësi i Gjithëdijshëm).

Prej të gjitha këtyre fenomeneve të Zotit, kuptohet se Ai, Zot i këtyre krijesave, kujdeset dhe regjistron me përpikmëri, lëvizjet dhe veprimet e tyre. Këtë kujdes, Ai e tregon me anën e shërbëtorëve të Vet, engjëjve. Ata regjistrojnë gjithçka. Në pronën e Tij çdo gjë fotografohet dhe arshivohet. Ai ka hapur një dosje për të bërë përllogaritjet, sidomos për krijesën e Tij më të vyer dhe me cilësi të veçanta, njeriun. Kjo krijesë është më e nderuara dhe më e respektuara e Tij.

Zoti punët dhe veprimet e rëndësishme të njeriut i llogarit një për një, duke i fotografuar dhe regjistruar ato, për në ditën e Gjykimit të Madh, ku do të shpallen.

Nuk është e mundur që njeriu, të cilit i janë dhënë kaq detyra të rëndësishme, siç është kalifati dhe që është i nderuar edhe me një amanet të madh, të mos japë llogari për veprimet e veta! Ai, njeriu është i detyruar që në emër të krijesave të shpallë ekzistencën e Zotit dhe të bëjë të ditura Funksionet e Tij. Ai është në rolin e një kryepunëtori, një dëshmitari dhe shpallësi. Angazhimi i tij për të radhitur angazhimet e të gjitha krijesave, pra adhurimet e tyre, e vë atë në pozitën e komandantit. Nuk mund të ndodhë kurrë që duke qenë në këtë pozitë, ky njeri të hyjë në varr me rahati, që të pushojë dhe të mos zgjohet më për çfarëdo lloj pune dhe në tubimin e Gjykimit të madh të mos dërgohet dhe të mos japë llogari!

Nuk ka ze