Ringjallja | Ringjallja | 39
(1-85)

Koha ka treguar se nëpërmjet veprave të Tija, Zoti (19) është i aftë t’i çojë në vend premtimet që ka dhënë: Kijametin dhe Ringjalljen. Këto i ngjajnë shumë krijimit të dimrit dhe pranverës, gjëra që ne i shohim me sytë tanë.

A mund të thuash tani se njeriu mund të ikë në varr dhe atje të mos gjykohet nga Fuqiploti i Madhërishëm? Meqenëse në këtë botë llogaria dhe gjykimi nuk po bëhen siç duhet, do të thotë se një Gjykim i madh për në një vend tjetër është lënë atje, ku do të hyhet me një kënaqësi të veçantë, apo vuajtje.

(19) Çdo fenomen, që nga dita e krijimit të botës dhe deri më sot, çdo ditë, muaj, vit apo shekull është regjistruar në faqet e një libri. Ato janë shkruajtur me lapsin e caktuar nga Zoti xh.sh.. Ai ka paraqitur me argumente Mrekullinë e Tij dhe me Dituri e Durim e ka përsosur atë. Që nga ajo kohë, e deri në ditën e Kijametit, në ditën e shkatërrimit të madh apo në ditën e Xhennetit, rruga është e gjatë. Çdo gjë është brenda mundësisë së Tij.

Domethënë: E kaluara është fakt, por e ardhmja është parashikim. Problemi është se si ta jetosh dhe ta përballosh vazhdimin e ardhmërisë. Por Zoti që është i aftë të përllogarisë të djeshmen edhe të ardhmen nuk e ka të vështirë ta përcaktojë. Nuk ka dyshim se në poligonin e jetës së përditshme, plot me ndodhira interesante dhe të mrekullueshme, ka dorë Zoti dhe Fuqiploti i Madh. Është fakt se Ai, siç ka krijuar të kaluarën është i Zoti po ashtu edhe për jetën e ardhme.

Kush krijon një mollë, duhet të ketë zotësi të krijojë të gjitha mollët e botës, që t’i japë jetë pranverës së bukur. Kush krijon mollën, krijon edhe pranverën. Me mollën ne po simbolizojmë gjithë pranverën apo gjithësinë. Përbërja e një bërthame është duke mbajtur në vetvete biografinë e një peme të madhe dhe mbase bërthama është përmbledhja e vet drurit, ç’ka përbën një mrekulli të madhe. Kush është i aftë ta bëjë këtë, nuk mund të mos krijojë gjithçka. Kush ka krijuar të sotmen, nuk e ka të vështirë të krijojë edhe të nesërmen; edhe ditën e Kijametit. Kush është i zoti të krijojë pranverën është i zoti edhe të ringjallë krijesat e veta, për t’i gjykuar në ditën e Mah’sherit. Në “Fjalën e njëzetegjashtë”, është theksuar se kush nuk krijon dot të gjitha qeniet, ai asgjë nuk mund të krijojë. Krijimin e gjithësisë vetëm një Zot e bën, që për Të kjo është fare e lehtë. Më e rëndë se krijimi i botës, është arsyetimi për të mbështetur këtë të vërtetë. Kundërvëniet dhe hamendësitë e shumëllojshme, janë më të vështira për t’u përballuar, por ato gjithmonë rrëzohen përpara fakteve të pamohueshme

E VËRTETA E TETË: Është dera e Premtimit, Kënaqësisë dhe e Dënimit. Pasqyrimi i Emrit “Xhelil” dhe “Xhemil”.

Nuk ka ze