Ringjallja | Ringjallja | 42
(1-85)

Ose, një sundimtar për të treguar fuqinë e Tij ngre malet me një shenjë, shndërron vendin dhe rrotullon detërat. Ti pasi i sheh të gjitha këto mrekulli, vëren se një gur i madh duke u rrotulluar ndërpret rrugën e miqve të ftuar dhe nuk i lejon të kalojnë. Njëri ty të thotë se ai Sundues atë gur të madh me një shenjë të gishtit e ngre dhe e shkatërron dhe nuk i lë vizitorët e vet në mes të rrugës. Kështu ti a mund të thuash që nuk mund ta ngrejë atë?

Ja dhe një shembull tjetër akoma: Ti po thua se një gjeneral nuk mund t’i mbledhë ushtarët e shpërndarë me një zë të “borisë” së tij. Kurse ai gjeneral, për një ditë sërish e ka mbledhur ushtrinë. Ti si mund të thuash se nuk është e mundur?

Po qe se ti i shikon këta shembuj, dëgjo dhe kupto! Para syve Skenografi i Pafillimtë, fletën e bardhë të dimrit po e palos dhe po hap atë të pranverës dhe verës së gjelbër. Treqindmijë llojet e krijesave dhe luleve mbi faqen e tokës po i vizaton në stilin më të përkyer dhe pa i ngatërruar me njëra tjetrën edhe pse ngjasojnë mjaft. Këto krijesa megjithëse dallohen në fytyrë për veçantitë e tyre, Ai nuk gabon aspak. Kjo nuk është për t’u habitur. Shiko se si “Hakimi Hafiz”, Edukatori i shpirtërave, programin e shpirtit të një druri, se si në një pikë të bërthamës e ka përmbledhur dhe e mbron. A mund t’i thuhet këtij Zoti, se nuk i mbron shpirtërat?

Zoti i Plotfuqishëm botën e madhe, si gurin e bathës (mokrrës) e rrotullon dhe jo më pastaj të mos ngrejë e shkatërrojë kur të dojë botën. Të mos ndërtojë nga asgjëja atomet dhe qelizat, që janë si batalione të panumërt në organizmat e gjalla. A ka mundësi të ndodhë kjo? Jo!

Ai, Zoti i Plotfuqishëm, i ka rregulluar ato me një mjet të përsosur dhe urdhër të veçantë, siç është mesazhi i Kur’anit:

4)“Bëhu dhe ai mënjëherë bëhet”.

Kjo është shkruar dhe vulosur. Ai Zot, që në çast grumbullon ushtrinë dhe batalionet, atomet e elementeve të ndryshëm,i nxjerr dhe i fut në organizmin e qenieve dhe i bën të ditura. A mund të thuhet tani se Ai s’është i zoti të bëjë të gjitha këto vetëm me një urdhër?

Nuk ka ze