Ata që zotërojnë shpirtërat dhe mendjet e ndritura së bashku thonë: Atje është përgatitur një vend i kënaqësive dhe i lumturisë. Ky nuk është vetëm një premtim bosh dhe kërcënim që ne ju transmetojmë, por një e vërtetë e shenjtë. Premtimin e shpërblimit e mohon vetëm ai, i poshtri dhe shpirtligu. Këto thashetheme dashakeqe, për të Pastrin e Madhërishëm nuk mund të ndodhin kurrë. Mohimi i Premtimit, vjen vetëm nga dobësia. Mosbesimi në premtimet e dënimit të Zotit është një krim i paskrupullt, që s’mund të falet (22). All-llahu është i aftë për të bërë ato që ka premtuar vetë, Lartësia e Tij e Plotëfuqishme.
(22) Mosbesimi e rrëzon vlerën e njeriut. Shpifjet e çfarëdoshme e çorodisin mendjen e njerëzve, me fjalë të pakuptimta. Qeniet, prej pasqyrimit të Emrave të Zotit, i rrëzon duke i akuzuar. Zhduk aftësinë e njeriut për të besuar dhe dobinë e këtij besimi nuk e pranon. Ky është një krim i madh, se ka hyrë në hakun e njerëzve, pra të krijesave të Zotit. Për të marrë hak, për këta lloj njerëzish, All-llahu xh.sh. do t’i dërgojë të gjithë bukshkalësit në Xhehennem dhe t’i dënojë. Mosbesuesit, shqisat e veta i kanë të verbëra dhe nuk janë të aftë të bëjnë vepra të dobishme. Pra, kufri (mosbesimi) nuk mund të falet dhe do të dënohet.
6) Ajeti thotë: “Mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse ajo (idhujtaria) është padrejtësia më e madhe”.
Dëshmitarët dhe studiuesit e profesioneve të ndryshme, për këtë çështje kanë pasur një mendim unik. Ky përbën një argument bindës, nga njerëzit e zgjedhur dhe me pozita shoqërore. Secili nga ata është përfaqësues i elitës së njerëzimit. Këta njerëz të shquar janë ajka dhe syri i përbashkët i një populli. Ata janë specialistë kompetentë të këtyre problemeve. Dijet e dy njerëzve të shquar, vlejnë më tepër se sa logjika e mijëra të paditurve. Dy burra kur të shohin hënën në fillim të muajit Ramazan, pas kësaj mijëra të tjerë nuk mund ta mohojnë këtë thënie të tyre, pasi nuk kanë prova.
Shkurt: Në këtë botë, prej këtyre shembujve të Ringjalljes, nuk mund të ketë një sihariq më të saktë, një ide më të sigurtë dhe më të vërtetë.
Sigurisht që kjo botë është një arë, Mah’sheri (Tubimi i Ringjalljes) është një lëm i madh, kurse Xhenneti dhe Xhehennemi, secili është një hambar për këtë lloj drithi.
E VËRTETA E DHJETË:
Është dera e kryerjes së veprimeve të logjikshme, e Ndihmës, e Mëshirës dhe e Drejtësisë. Pasqyrimi i emrave: Hakim, Kerim, Adil dhe Rrahim.
Si ka mundësi që në këtë Han të mysafirëve, në këtë poligon të provës së vazhdueshme dhe në këtë ekspozitë të botës, të jetë një mrekulli kaq e prekshme, një drejtësi kaq e kulluar dhe mëshirë kaq e gjerë.