Ringjallja | Ringjallja | 45
(1-85)

Pra këto punë kaq të dukshme tregojnë se në pronat e Mbretërisë së Tij nuk ka mundësi të mos ketë banesa të përjetshme dhe vila komode për banorët e përjetshëm e të lumtur. A e lejon Zoti i Mrekullisë së prekshme, a e lejon mëshira dhe drejtësia e Tij, që këto vlera të larta duke shkuar nga asgjëja të shkatërrohen dhe të bëhen pluhur e hi?

Kemi pranuar se Ai, Sundimtari i Madhërishëm, meqë njeriun e ka zgjedhur si përfaqësues të qenieve dhe pasqyrë të veprimeve të Tija, Ai i ka dhënë atij hambaret e bollekut të mëshirës së Tij të Shenjtë. E ka pajisur me funksionet e Emrave të Bukur dhe kërkon dashurinë dhe respektin prej tij. Kur të gjitha këto zbatohen, si ka mundësi që Ai këtë njeri të mos e dërgojë në botën tjetër dhe të mos e kënaqë?

Ai që ka mundësitë e pashterrshme, që lules së vogël apo bërthamës, t’i japë si qëllim dhe obligim të mbajë brenda vetes një pemë gjigande, apo ndoshta një pyll të tërë, a është e mundur t’i harxhojë të gjitha këto përpjekje vetëm për këtë jetë që jetojmë sot?

Meqë kjo jetë nuk ka rëndësi as sa kokrra e grurit, a është e mundur që qëllimin e Tij vetëm për këtë jetë ta konsumojë dhe të mos angazhohet për një jetë të Përjetshme dhe plot kuptim? Nuk mund të pranohet të mos shpalosë qëllimet e Veta, të mos paraqesë të gjitha këto realizime të përkryera, ku janë dhënë frytet e pëlqyera.

Prej diturisë absolute të Tij, çdo argument i shërben një qëllimi të Shenjtë, ku të gjitha obligimet dhe ndryshimet e rëndësishme kanë një domethënie. E gjithë domethënia e këtyre fakteve është që frytet e pëlqyera, jetën e amshuar dhe të dobishme t’i rikthejë përsëri dhe gjithë këtyre grupimeve të zyrtarëve, t’u japë rëndësi dhe t’i shmangë nga rruga e paqëllimtë dhe e pakuptimtë. T’u tregojë të vërtetën e krijimit dhe faqen e Vendit të Lumturisë. Pastaj a thua të mos realizojë premtimet?

Nuk është e mundur që Ai punët e Veta t’i kundërvë përballë të vërtetave dhe funksioneve të emrave Hakim, Kerim, Adil dhe Rrahim, që pastaj të poshtërohet. Kurrë!

Pasi tregon anën e bukur të krijesave të Tija, a është e mundur që Dituria e Tij e Madhe dhe Bujaria e Tij e gjerë t’u kundërvihet tërë dëshmive dhe fakteve të krijimit të qenieve? Kurrë nuk mund të ndodhë! A ta merr mendja që kokën e njeriut dhe shqisat e tjera t’i realizojë me vlera të panumërta, e pastaj njeriu të mjaftohet me kënaqësitë e kësaj jete? E vërteta nuk pajtohet me këto arsyetime. Dituritë e Tija të gjithanshme të krijimit dhe logjika universale, nuk mund të kundërshtohen.

Nuk ka ze