Ringjallja | Ringjallja | 46
(1-85)

Nuk e kuptoni se drurit i ka dhënë mundësinë të lidhë kokrra dhe të japë rezultate të larta, gjë që do të thotë se secilës krijesë i ka dhënë mjetet e duhura për veprimtarinë e saj; p.sh. gjuhën e krijoi si një organ shumë interesant për të komunikuar.

Këto tregojnë se Ai është Zoti i Ditur dhe i Mrekullueshëm. Kjo lidhet edhe me faktin se njeriut, Ai i ka dhënë të gjitha mundësitë për të qenë ndërlidhësi i Tij, me qeniet e palogjikshme. Përfundimi i këtyre përkufizimeve të vlefshme, sjell rigjallërimin e njerëzve, sepse Zoti xh.sh., vetëm me Ringjalljen, të mirën e bën të mirë dhe mëshirën të plotë. Ai është burimi dhe qëllimi i të gjitha të mirave dhe i mëshirës. Ringjallja është Jeta e Pavdekshme dhe Kënaqësia e pafundme.

A ka mundësi të mos e bëjë Ai këtë vepër madhështore? Të mos realizojë takimin me All-llahun e Madhërishëm dhe të rrëzojë të gjitha punët e vyera?

Një vilë të bukur dhe të rehatshme e ndërton dhe e stolisë, aq sa në secilën qoshe, ka stisur bukuri të patreguara. Me mijëra pajisje të çmuara dhe orendi e ka kompletuar secilën dhomë e Ai që bëri të gjitha këto harxhime, a ka mundësi që kësaj vile të mos i vendosë çati? Kurrë! Prej dobisë Absolute, vetëm dobi do të vijnë; prej bukurive Absolute, vetëm bukuri do të rrjedhin. Punët e thjeshta nuk vijnë prej një Diturie Absolute.

Kush bën një retrospektivë të historisë, do të shohë shtëpi, poligone, ekspozita dhe botëra të vdekura. Do të vësh re se kjo botë e provës, barazohet me numrin e viteve të kaluara. Edhe pse format janë të ndryshme, rregulli dhe mjeshtëria e tyre madhështore, përsëri arti i krijimit të tyre ngjan me njëri-tjetrin.

Edhe në shtëpitë e papërfunduara apo poligonet, do të shohësh një logjikë të saktë në këto arritje, duke vërejtur edhe këtu shfaqjet e ndihmës, drejtësisë dhe të mëshirës.

Kush nuk e ka logjikën të verbër, do ta shohë se prej këtij Dijetari të Madh, nuk ka tjetër më të ditur. Nga të gjitha artet e Tija, po ta analizosh, nuk ka të dytë që të realizojë mëshirë dhe drejtësi si Ai.

Duke përfytyruar, supozojmë se këto punë, këta mysafirë dhe ky han, që i krijon vetëm një All-llah xh.sh. a ka mundësi të mos krijojë një vend tjetër madhështor në Mbretërinë e Tij të Përjetshme? Me pamundësinë e këtij supozimi, atëhere një dëm i madh, i bëhej vetë Atij. Po të mohonim këtë Mrekulli, atëhere do të mohonim edhe katër elementet e materies, që janë: Drita, uji, ajri dhe toka.

Nuk ka ze