Ringjallja | Ringjallja | 49
(1-85)

E VËRTETA E NJËMBËDHJETË:

Është Dera e Njerëzimit dhe pasqyrimi i emrit “Hakk”.

A nuk e kuptoni se nga të gjitha krijesat, “Xhenabu Hak Mabudu bil-itlaki”, All-llahu i Madhërishëm, si adhuruesin e Tij, ka zgjedhur njeriun, si më të rëndësishmin? Njeriu është një rob i dëgjueshëm dhe i logjikshëm, bile tek ai pasqyrohen tërë Emrat e Bukur, me të cilët e ka pajisur All-llahu xh.sh.. Ai është pajisur me shqisa të holla, për të qenë një kontrollor dhe ekspert i kapitaleve të Zotit të Mëshirshëm dhe Fuqiplotë.

Ai ka nevojë më shumë se kushdo, të përfitojë prej mirësive të Zotit. Prej përkohshmërisë hidhërohet më shumë se kafshët; është nazeli dhe i ndjeshëm, për pak qan si fëmijë, vuan dhe lumturohet sipas rastit. Pra ai është krijuar në formën më të lartë të zhvillimit mendor dhe shpirtëror. Pasi që është kompletuar me këto aftësi mendore dhe shpirtërore të shkëlqyera, a ka mundësi që të përkëdhelurin e tij, më të dashurin e të gjithë krijesave, të mos e dërgojë në Botën e Pafundme?

A mund të bie kjo kundër Fuqisë dhe Drejtësisë së Tij të Kulluar? Kjo nuk pajtohet me cilësitë e Zotit xh.sh..

A nuk të duket se Mëshiruesi i Paanshëm, i ka dhënë njeriut peshën më të madhe për të mbajtur mbi shpinë Amanetin e Madh. Prej peshës së tij janë tërhequr edhe malet. I ka dhënë aftësi të mëdha, që me analizat e veta, me mjeshtëri dhe saktësi, të pasqyrojë dhe analizojë fenomenet me logjikë, dhe të peshojë çdo përfundim, në balancën e Zotit.

Njeriu në llojin e vet është i ndjeshëm, i dobët, i varfër dhe nazik, por brenda të gjitha qenieve, kafshëve dhe bimëve është krijuar si një nëpunës i ndershëm. Detyra e tij është që të propagandojë shenjtërinë e Zotit xh.sh., tek të gjitha qeniet në botë dhe të zbatojë të gjitha këshillat dhe porositë e All-llahut xh.sh.. Ai duhet të shfaqë adhurimin e tij të thellë ndaj Krijuesit të Tij, All-llahut xh.sh.. Njeriu është ai, më i preferuari dhe më i parapëlqyeri nga engjëjt, sepse i është dhënë detyra e Kalifit (mëkëmbësit) të Botës. Plotësimi i këtyre detyrave është një kënaqësi e përjetshme, që Zoti patjetër do ta japë. Po me këtë Drejtësi, Ai mund të dënojë apo denigrojë ata që të gjitha këto aftësi në vend që t’i vënë në shërbim të Tij, përkundrazi bëhen vegla të qoftëlargut (djallit) dhe vuajnë fatin e tyre. Këtë veprim njeriu nuk duhet ta bëjë kurrë!

Nuk ka ze