Ringjallja | Ringjallja | 52
(1-85)

“I besojmë All-llahut dhe ditës së Ahiretit”.

PËRMBLEDHJE

“Dymbëdhjetë të Vërtetat” që pasqyruam, vërtetojnë dhe mbështesin njëra tjetrën, duke u forcuar akoma më shumë. A guxon imagjinata e ndokujt që të trondisë muret e kësaj kalaje të fortë për vërtetësinë e Ringjalljes. Ajo do të thërmohej para saj. Muret e saj janë të hekurta dhe të forta si diamanti.

Kur’ani famëlartë thotë:

7)“Krijimi dhe ringjallja e juaj, nuk janë më të rënda se krijimi i një qenieje (një njeriu) të vetëm.”

Pra për fuqinë e All-llahut, krijimi i njerëzve është aq i lehtë, sa ç’është edhe krijimi dhe

ringjallja e një njeriu të vetëm. Në një libër që titullohet “Pika”, për të treguar Tubimin e Ringjalljes, ky ajet ka këtë konceptim. Këtu do të japim shkurtimisht esencën e Tij. Kush të dëshirojë për më tepër, le të ballafaqohet me vetë veprën voluminoze.

8 ) “ All-llahut i takon shembulli më i lartë”.

Shembull: Sikurse atomi me sekretet e ndriçimit i fshihet dritës së diellit lehtë, po me atë lehtësi edhe objektet e tjera llamburisin nga drita. Po kështu edhe fëmija i paditur, me sekretet e rregullave dhe çudirave, me lehtësi rrotullon një anije prej letre. Po me këtë lehtësi e rrotullon edhe anijen “Dritnavë”, anija e madhe luftarake angleze. Duke zotëruar të fshehtën e mbështetjes, një komandant tërë ushtrinë e vë në lëvizje drejtë një të panjohure. Siç peshon një peshore preçize e vendosur në qiell dy mollë ose dy kokrra arra, pa shumë problem edhe dy diej t’i vendosësh, ajo përsëri i peshon. Duke lëvizur balanca, njërën anë e dërgon në qiell dhe tjetrën e zbret në tokë.

Nuk ka ze