Ringjallja | Ringjallja | 51
(1-85)

Argumentet e mësipërme janë të mjaftueshme për të vërtetuar se e vërteta përmbi Ringjalljen është më se bindëse. Edhe një fuqi që mund ta shpërndajë në cepa këtë botë, argumentave të Ringjalljes nuk mund t’i bëjë gjë, që të shkundë këtë të vërtetë. Këtë të vërtetë e ka shpallur vetë All-llahu me tërë funksionet e Emrave të Bukur dhe e ka lajmëruar me Profetin e Tij të besueshëm. Kur’ani në të gjitha ajetet e Tij, e argumenton këtë të vërtetë.

Kjo vërtetohet edhe nga gjithësia me të gjithë elementet e saj të materies, që analizon veprimtarinë e qenieve të gjalla. Këtë fakt se pranojnë vetëm mosbesimtarët e mefshët.

Nuk e shikon se në rrëzimin e këtij argumenti, qëllimet djallëzore dhe paudhësitë e shejtanit, nuk kanë fuqi as për të ngritur një qime e jo më tepër? Të rrëzosh këtë të vërtetë, me peshën e një mali dhe ta tërheqësh zvarrë, nuk është e mundur. As që nuk duhet ta mendosh se të vërtetuarit e Ringjalljes mbaron vetëm me këto “Dymbëdhjetë të Vërteta”. Përveç këtyre, sikurse na ka mësuar Kur’ani Famëlartë, ka akoma dhe mijëra anë të shkruara. Secila shenjë konstaton se prej kësaj jete të përkohshme, do të shkojmë në një jetë tjetër.

Për dijeni, Ringjalljen e bëjnë të nevojshme, siç e thamë më lart, emrat: Hakim, Kerim, Rrahim, Adil dhe Hafiz. Të gjithë Emrat e Zotit, që në rregullsinë e Gjithësisë shkëlqejnë, e bëjnë patjetër të nevojshme Jetën e Amshuar.

Nuk duhet të mendosh se argumentet e fizikës, në gjithësinë e sotme janë këto që kemi treguar. Tek të gjitha qeniet, majtas dhe djathtas, po t’i analizosh me kujdes, duken argumentet e Ringjalljes. Njëra pamje e tyre të tregon se kush është Krijuesi i tyre, kurse ana tjetër tregon Ringjalljen.

Shembull: Krijimi i njeriut është si një mozaik i bukur, ç’ka tregon për mjeshtërinë dhe kujdesin ndaj krijimit të Tij. Ky krijim si të konsumohet në këtë botë me të gjitha aftësitë e tija krijuese, e kuptojmë se kjo botë për shpirtin e tij është e ngushtë. Me fjalë të tjera, për njeriun kjo jetë nuk mjafton, por ama kjo e përgatit atë për në një botë tjetër, në atë të Ringjalljes. Simptomat e ringjalljes ndonjëherë të shfaqen edhe tek qeniet. P.sh. tek të gjitha duket rregulli, preokupimi për ndihmë, hijeshia, drejtëpeshimi i drejtësisë dhe ndjenja e mëshirës. Po të shikosh në thellësinë e krijesave, ndihet dora e Fuqishme e Mjeshtrit të Madh, ku tek to është zbatuar Drejtësia e Mëshirëplotit, që të bën të mendosh, se ato janë të përkohshme në këtë botë. Secila krijesë të bën të lexosh me gjuhën e veprimit të saj dhe ne me këtë gjuhë e lexojmë.

Nuk ka ze