Ringjallja | Ringjallja | 50
(1-85)

Shkurt: Në çantën e oficerit pamë shembuj të ngjashëm, ku në fletore është shkruajtur: pozita, detyra, rroga dhe rregullorja e veprimeve, gjë që tregon se oficeri nuk është vetëm për detyrën që ka në botën e përkohshme, por për të shkuar i përgatitur në Botën e Përjetshme, ku ka një rregull të ngjashëm me të kësaj bote.

Po ta analizosh njeriun se si është krijuar, me shqisa dhe aftësi të konsiderueshme, me mendime preçize dhe prej molekulash të panumërta, do të kuptosh se këto tregojnë se atij i janë dhënë atributet e një qenie të përgatitur për në botën tjetër. Kështu kanë thënë edhe “ehli keshfi”, njerëzit që kanë mundur të shohin metafizikën.

Edhe një shembull tjetër: Sikur të pyesësh shërbëtorin e mendjes, pra imagjinatën, a dëshiron një moshë prej një milion kënaqësish, por që pastaj do të flakesh në hiç, edhe në qoftë se do ta lejonte nefsi, do ta kundërshtoje duke thënë: “Jo nuk e dua atë jetë të përkohshme edhe sikur të më djegin në flakët e ferrit. Më mirë të jem i përjetshëm!” Domethënë lumturia e madhe e kësaj bote nuk po mund ta ngopë shqisën e imagjinatës, pra veglën më të vogël të njeriut, që dikur ajo ka një fund të hidhur. Prandaj e kuptojmë se dëshirat e njeriut janë tjerrur në përjetësi. Kujtesa e tij përmbledh gjithësinë dhe llojet e kënaqësive janë të pafundme. Pra njeriu është krijuar për një jetë të pashterrur, për përjetësi. Kjo botë për njeriun është si një han i përkohshëm dhe jeta si një sallon i pritjes për të, për t’u nisur në jetën e pafundme.

E VËRTETA E DYMBËDHJETË:

Është dera e Dërgueshmërisë dhe e Zbritjes. Është Pasqyrimi i “Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim”-it.

Dimë se të gjithë Profetët e dërguar nga All-llahu, për të vërtetuar ekzistencën e Tij, shpallën Mrekullitë e Shenjta. Dhe të gjithë evlijatë dhe njerëzit e shenjtë, vërtetojnë çështjen e Ringjalljes. Kjo e vërtetë është mbështetur në mrekullinë e kerameteve. Po kështu edhe njerëzit e pastër e të devotshëm, duke u mbështetur në hulumtimet e tyre, paraqesin mrekullinë e dyzet anëve dhe mijëra ajete të sakta të Kur’anit Famëlartë. Ata dokumentojnë se është një rruga e jetës së vërtetë dhe për besimtarët hapin derën e xhennetit. Mosbesimtarët që nuk e pranojnë këtë të vërtetë në këtë fushë (që ata s’kanë vlerë as sa krahu i një mize) e kanë prerë biletën e tyre për në xhehennem. Imagjinata e tyre nuk shkon më tutje se kaq.

Nuk ka ze