Ringjallja | Ringjallja | 47
(1-85)

Nga pikëpamja shpirtërore këta elemente janë: Hikmet, Adalet, Inajet dhe Merhamet (Dituri, Drejtësi, Ndihmë dhe Mëshirë) dhe këta elemente s’mund t’i mohosh, se pasqyrohen në çdo qenie. Prej kësaj bote, nga gjërat e përkohshme nuk mund të përfitosh aq sa duhet. Për t’i fituar këto kënaqësi me të vërtetë, një vend tjetër do të duhet. Kështu ta mohosh këtë është njëlloj sikur të mohosh dritën e Diellit, që ka mbështjellur botën. Edhe këto krijime të bukura që ndodhen në trupin tënd, ku ndihet ndihma dhe drejtësia e Zotit, s’mund t’i mohosh (23). A mund ta quash Zotin e këtyre krijimeve të logjikshme dhe bujare, një lojtar të keq dhe të shkujdesur? Kjo nuk mund të pranohet, sepse e vërteta do të kthehej në të kundërtën e saj. Këtë gjë mund ta pranojnë vetëm sofistët.

Shkurt, në këtë botë këto krijime; rrezet e dukshme, tubimet e mëdha, ndarjet nga vdekja dhe ceremonialet e tyre, janë lidhje të përkohshme dhe i përkasin një të kaluare. Qëllimin e këtyre shndërrimeve kur ia mbështet vetëm kësaj jete, është sikur një gur të vogël ta vlerësosh të barabartë me malin e lartë, apo anasjelltas, një mal të madh, ta krahasosh me një gur dhe t’i atribosh këtij guri vlerat dhe rëndësinë e një mali. Këto as mendja as logjika nuk i pranon dot.

(23) Drejtësia ka dy alternativa; pozitive dhe negative. Pozitive është që secilit t’ia japësh hakun e vet.Kjo pjesë e drejtësisë është konceptimi më i drejtë i çdo gjëje. Në të “Vërtetën e tretë”, kemi thënë se krijesat me gjuhën e nevojës, shprehin kërkesat e tyre dhe pamundësinë për mospërmbushjen e nevojave të tyre ndaj Krijuesit të Madh. Dëshira e Tij për të krijuar, është e madhe. Kjo duket se sa me përkushtim dhe në mënyrë të peshuar, po e shfaq Ai këtë Drejtësi.

Pjesa e dytë është negative; që shërben për të edukuar të paturpshmit, që u hyjnë në hak njerëzve të drejtë. Kjo pjesë megjithëse nuk po realizohet siç duhet, ekzistenca e saj është sqaruar në Kur’an, ku thuhet se: Populli Ad dhe Themud, ngaqë kanë qenë inatçorë të pabindur, që nga e kaluara deri më sot, po i godet dënimi i Zotit. Kjo vërteton drejtësinë e Tij.

Domethënë: Të gjitha qeniet me shkëlqimin e tyre, qëllimet dhe interesat e vogla të kësaj bote dhe lidhjet e përkohshme dëshmojnë se fytyra e të gjitha këtyre qenieve është kthyer nga jeta e amshuar. Këto janë frutet e pëlqyera për Atje ku janë ngulur sytë e qenieve. Qëllimi i Emrave të Bukur është jeta e Pastajme.

Nuk ka ze