Jeta e vërtetë e njerëzve, nën tokën e kësaj bote (në varr), do të jetë e lumtur ose e hidhur, sipas aftësisë së vet. Në këtë botë po mbjell dhe do të mbillet dhe prodhimin e tyre do ta marrë në jetën e Pastajme. Kur t’i shohësh çështjet drejt e në sy, që kanë përballë tyre Emrat e Bukur, do të konstatosh se: Çdo gjë është një mrekulli e Zotit, secila farë ka qëllim një dru dhe secila lule ka vlerë sa një dru (24). Secili frut është një mjeshtëri e përsosur që prodhohet në vreshtën e Mëshirës dhe mban vlerë po aq sa druri.
(24) Pyetje: Pse më së tepërmi po japim shembuj prej luleve dhe farave?
Përgjigje: Sepse këto janë krijime të veçanta dhe superiore; një farë jep mijëra kilogramë fruta, ç’ka tregon një Mrekulli të Zotit. Natyralistët tek fara s’mund të lexojnë dot atë çfarë ka shkruar Zoti me lapsin e Tij. Ngaqë s’kanë mundur të lexojnë siç duhet, prandaj kanë rënë në batakun e natyrës.
Një nga qëllimet e ekzistencës së frutave është të ushqyerit e njeriut. Kjo detyrë mbaron kur ato vdesin dhe varrosen në stomakun tonë. Meqenëse gjërat e përkohshme ikin e shkojnë duke lënë shijen e tyre si dëshmi të ekzistencës, njeriu këtë cilësi të tyre e shikon kur merr pjesë në fatin e tyre. Atëherë ai bëhet më i devotshëm dhe më i perfeksionuar. Ndërmjet gjallesës dhe vdekjes që shkëmbehen midis këtyre qenieve,ka një qëllim tjetër. P.sh., po të përfytyrojmë veprimet e kësaj jete, duket sikur gjithçka i ngjet një forme dhe një rregulli.
Shumë shpenzime bëhen për këto tubime dhe shpërndarje të përkohshme. Çdo element fotografohet në këtë jetë, për dëshmi të gjërave dhe veprimeve të ndryshme, që pastaj t’u tregohet njerëzve. Në këtë jetë të shkurtër, ekzistenca shoqërore dhe individuale është e njëjtë. Këtu mbrohen dhe kontrollohen veprimet e gjithësecilit, për fundin e jetës. Në Gjykimin e madh kërkohet llogari, se ku e ka përdorur secili aftësinë e tij. Për këtë nga Pejgamberi është transmetuar të ketë thënë: “Kjo jetë është Ara e Jetës së Vërtetë”.
Kjo botë ku sundon Dituria Universale, Mëshira dhe Drejtësia e Kulluar, do të braktiset përngaherë. Ekzistenca e kësaj bote, na bind neve se kemi për të shkuar në një Botë tjetër të Amshuar. Atje do të shkohet patjetër dhe këtë askush nuk mund ta mohojë dot. Të mohosh Botën e Amshuar, më parë duhet të mohosh këtë botë të përditshme, me të gjitha çfarë ka mbi të. Neve na pret vdekja dhe varri, pas të cilave do të prehemi në xhennet apo në xhehennem, sipas meritave.