Ringjallja | Ringjallja | 53
(1-85)

Meqë në këtë botë plot me mangësi, të thjeshtë dhe të përkohshme, me sekretin e ndriçimit, rregullit dhe drejtëpeshimit, gjërat e vogla me ata të mëdha barazpeshohen, atëhere a nuk mundesh të konceptosh dot se All-llahu i Madhërishën, në tubimin e mahsherit me një zë të çuditshëm i thërret dhe i tubon njerëzit?! Ai është Fuqiploti absolut, i Cili zotëron funksione të përsosura. Ai i sjell me fuqinë e Tij të pafundme. Nuk duhet dyshuar aspak në Fuqinë e Tij të mbinatyrshme.

Për të matur gradën e forcës së dikujt, i kundërvëmë pretendimet e kundërshtarëve. P.sh. për të vërtetuar gradën e nxehtësisë, i kundërvëmë atë të ftohtësisë. Po kështu për të vlerësuar bukurinë, i referohemi të shëmtuarës, forcës së dritës i kundërpërgjigjet errësira. Kur të marrë kushtimin çdo fenomen prej vetvetes së tij, atëhere kundërshtarët nuk kanë se ç’të bëjnë. Të dy të kundërtat duhet të kenë një pikëtakimi midis tyre, mirëpo të kundërtat nuk bashkohen kurrë.

Meqë fuqia e Krijuesit është prej vetes, nuk është si mjetet që krijohen prej të tjerëve. Pra atë nuk e pengon gjë.

Domethënë: Për të krijuar pranverën, për Atë, të Plotfuqishmin është e lehtë, sikur të krijonte një lule të vetme. Po t’u referohemi shkaqeve dhe arsyeve për të krijuar një lule, atëhere krijimi i saj bëhet i vështirë, po aq sa, sikur të krijohej një pranverë e tërë. Duke u mbështetur në ato që thamë, del se edhe krijimi i të gjithë njerëzve për Zotin është i njëllojtë me ringjalljen e një njeriu të vetëm. Dokumente për ekzistencën e Ringjalljes, prej fillimit e deri tani, më të përmendurat janë “Format” dhe “Të Vërtetat”, që janë krijuar prej vlerave të Kur’anit Famëlartë. Për ta pranuar më mirë zemra dhe nefsi, kjo është vetëm një parapërgatitje. Boshti themelor i Kur’anit është: “Fjala është e Atij dhe ne duhet ta dëgjojmë. Me kaq mjafton!”

9)“All-llahu ka argumentin më të plotë. Shiko pra gjurmët e mëshirës së All-llahut, si e ngjallë tokën pas vdekjes së saj, e s’ka dyshim se Ai do t’i ngjallë të vdekurit, pse Ai për çdo send është i Plotfuqishëm. (E harroi krijimin e vet e tha): “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbura?” Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i Dijshëm për çdo krijim.

Nuk ka ze