Ringjallja | Ringjallja | 56
(1-85)

OAll-llah për nder të Profetit tonë Muhammed (a.s.) ruamë mua, nënën dhe babaintim nga zjarri dhe sjellna të hyjmë në xhennet me të gjithë shokët e devotshëm.(Amin)".

Oti vëlla, që me vëmendje ke lexuar këtë libër, mos thuaj se “Fjalën e dhjetë “(Ringjalljen) nuk munde ta kuptoje dhe mos vuaj që s’ia arrite këtij synimi!

Filozofi Islam,babai i medicinës, Ibni Sina i famshëm, të cilin Europa e quan Avicena, ka thënë:


“Ne besojmë, por Ringjallja nuk është brenda arsyetimeve të mendjes sonë”.

Po kështu të gjithë dijetarët Islam, shprehen se Ringjallja është një mesazh, një transmetim dhe ne e besojmë atë, por mendja dhe truri ynë nuk arrin deri në këto fshehtësira.

Në këtë shekull kur besimi ka filluar të lëkundet, ne ngushëllimin tonë e mbështesim dhe e gjejmë tek Kur’ani Famëlartë dhe tek Mëshira e Krijuesit të Madhërishëm. Për këtë të vërtetë që All-llahu xh.sh. na ka ndihmuar të shkruajmë Risale-i Nurin, ne e falenderojmë, sepse kjo e shpëton Besimin. Do mundohemi të kuptojmë me aq sa të mundemi, dhe t’i gëzohemi duke vazhduar leximin. Edhe ky është një argument, për të mos dyshuar në të vërtetën e Ringjalljes.

Tubimi i Ringjalljes së Madhe bëhet me shkëlqimin e Emrit të Madh, domethënë ajo është në funksion të veprës së Emrit të të Madhit Zot xh.sh.. Kur të shohim funksionet e të gjithë Emrave të Bukur në shkallën më të lartë, atëhere Ringjallja shfaqet si pranvera dhe çdo gjë është e besueshme.

Të gjitha këto shihen qartë dhe vërtetohen tek mbështetja në Kur’an dhe tek “Fjala e dhjetë”, ndryshe kush nuk merr për bazë këtë parim thelbësor, ngelet i pasqaruar dhe një imitues i mjerë.

Nuk ka ze