Shembujt e Ringjalljes gjenden tek pranvera, sjellja e botës, dhe e shekullit, tek nata me ditën, si dhe tek krijimi dhe shpërndarja e reve,të cilat tregojnë qartë për ato ç’ka kemi thënë. Këta shembuj mjaftojnë dhe janë një argument për ekzistencën e Ringjalljes.
Si këta shumë e shumë argumente mund të gjesh në këtë Gjithësi, duke i parë me sytë e tu. Duke e menduar veten njëmijë vjet më parë, do të dallosh dy periudha; të kaluarën dhe të ardhmen. Sikur të kesh llogaritur numrin e ditëve, viteve dhe shekujve, po aq shembuj të Ringjalljes do të gjesh. Të bësh këto llogari, të shohësh kaq e kaq shembuj dhe përsëri të mohosh, kjo është çmenduria më e madhe.
Dëgjo tregimin e mëposhtëm për të kuptuar mesazhin Famëlartë.
5)“Shiko pra gjurmët e mëshirës së
All-llahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s’ka dyshim se Ai është që do t’i ngjallë të vdekurit, pse Ai për çdo send është i Plotfuqishëm”.
Asgjë për ekzistencën e Ringjalljes nuk mund të bëhet pengesë. Ekzistencën e saj e ka të nevojshme çdo krijesë.
Kjo botë është si një Mah’sher dhe grumbullim i çuditshëm. Zoti ringjall dhe i merr jetët si të një kafshe të thjeshtë, me lehtësinë më të madhe. Gjithashtu kjo botë për njerëzit dhe kafshët, është krijuar si një vend i kënaqësive, tamam si një anije e mrekullueshme dhe e bukur. Ka krijuar Diellin, si mjet ngrohje për bimët, kafshët dhe për njerëzit, por edhe si një llambë ndriçuese. Melekëve u ka përgatitur planetët për të jetuar. Pra kështu një Zot Fuqiplotë, një Edukator i Pafillimtë, në këtë gradë Sunduesi Madhështor, me të vërtetë nuk ka mundësi të vendoset në një botë të përkohshme.
Domethënë: Për mbretërinë e Tij, duhet një vend i përshtatshëm, që nuk shpërbëhet dhe nuk humbet. Atij, Zotit, nuk i mungon një botë e tillë. Për në atë vend na shtyn të punojmë. Atje na fton dhe atje do të shkojmë, por për këtë, më parë duhet të pastrohemi nga veset e liga. Vetëm kështu e fitojmë jetën e Përjetshme.