E VËRTETA E NËNTË: Është Ai, që i ngjallë dhe i merr jetët. Pasqyrimi i Emrit Hajj, Kajum, Muhji dhe Mumit.
A nuk është e vërtetë se Ai tregon Fuqinë e Vet të Mbinatyrshme, duke ringjallur faqen e tokës së vdekur, që është e mbuluar nga sipër me treqindmijë lloj krijesash? Ashtu siç çdo ringjallje e tyre edhe ringjallja njerëzore, duke qenë e ngatërruar dhe e pasistemuar, a nuk sistemohet dhe seleksionohet sipas çdo specie me zotësi dhe durim të madh? A nuk tregon kjo se Ai shfaq Diturinë e Tij të madhe dhe të pafundme? Pikëpamjet e njerëzve i kthen nga jeta e Përjetshme, për në Tubimin e Madh. Me Fuqinë e Vet të gjithë Profetët i ka sinjalizuar, u ka premtuar dhe ka sjellë, që të gjitha qeniet, kokë më kokë, krah për krah dhe dorë më dorë, të bashkohen nën urdhërin dhe dëshirën e Tij. Të ndihmojnë njëra-tjetrën sepse Ai prandaj i ka krijuar të tilla. Me Madhështinë e Vet, Ai njeriun e ka krijuar përmbi të gjitha krijesat, si më të plotën, si më të kuptueshmen, si një frut të Bukur dhe të Edukuar. E ka zgjedhur atë, si dëgjues dhe plotësues të dëshirave të Tija, ndaj dhe i ka dhënë prioritet të veçantë. Ai, All-llahu xh.sh. është me të vërtetë një Dijetar i mrekullueshëm dhe Mëshirëplotë.
Prandaj nuk është e mundur, që tubimin pas Ringjalljes, të mos e mbajë dhe njerëzit që i krijoi të mos i ringjallë! S’ka mundësi të mos vendosë një Gjykim të Madh dhe të mos krijojë Xhennet dhe Xhehennem. Kjo nuk është e pranueshme! Bujari i madh, ka dhënë shumë shembuj për ditën e Ringjalljes dhe të Kijametit. Në këtë botë të vogël, në faqen e saj për Ringjalljen, ka dhënë shembuj konkretë në ditët, vitet dhe shekujt që kanë kaluar. Në të gjitha këto shembuj Ai i ka paraqitur ato si argumente të Ringjalljes.
Në ringjalljen e pranverës shohim se brenda pesë apo gjashtë ditësh, të gjitha kafshët apo bimët, të mëdha apo të vogla qofshin, përmbi treqindmijë lloje të ndryshme, i ngjall dhe i shpall. Të gjitha rrënjët e drurëve dhe të kafshëve disa prej tyre i krijon identike siç kanë qenë më parë, ndërsa disa të tjera i krijon dhe i sajon nga e para me pak dallim nga njëra tjetra. Këto krijime është shumë e lehtë për t’i ngatërruar, por Ai me një rregullsi të habitshme, brenda gjashtë ditëve, apo gjashtë javëve,i jep jetë farërave të cilat kanë shumë pak dallim nga njëra tjetra. A është e mundur pra të mos i ringjallë njerëzit? A ka kush aftësi ta mohojë këtë të vërtetë?
Për një shkrimtar gjenial, që mund të shkruajë treqindmijë libra brenda një ore, shko e thuaj, se ky shkrimtar librin e vet që i është djegur, s’mund ta shkruajë për një kohë të shkurtër. Kjo është e pabesueshme.