Ringjallja | Ringjallja | 40
(1-85)

Nuk është e mundur që një Dijetar Absolut, një Fuqidhënës i Fuqishëm dhe një Zot i krijesave, premtimet e Tija të mos i mbajë!

Duke lajmëruar me anën e të gjithë Profetëve, duke shenjtëruar të gjithë njerëzit e shenjtë dhe duke respektuar njerëzit e devotshëm, atëhere nuk ka se si Ai, Zot i madh, të mos e mbajë premtimin e Tij. Kjo s’mund të ndodhë kurrë, sepse për Të s’ka gjë që nuk bëhet. Ai çdo gjë e ka të lehtë për ta realizuar. Shembujt e pranverës që ikën dhe asaj që do të vijë, disa i krijon identikë, (20) disa të ngjashëm (21) që janë domethënës për të pranuar argumentet e Ringjalljes. Me mohimin e premtimeve, nuk pajtohen Lartësia dhe Dinjiteti i Tij.

(20) Si rrënjët e drurëve dhe të barishteve.

(21) Si gjethet dhe frutat.

Në bagazhin e Diturisë së Tij, kjo gjë kundërshtohet, sepse mohimi vjen nga mosdija dhe pafuqishmëria.

Të drejtohem ty, o ateist i pandreqshëm! Duke mos besuar, po tregon një papjekuri të madhe dhe e ke futur veten në labirinthet e krimit moral. Me veprimin tënd ti vërteton faktin se mendja jote s’ka një logjikë të fortë, ti po mashtron veten tënde me nefsin tradhtar. Mosmbajtja e premtimeve nga ana e All-llahut xh.sh., nuk pajtohet me lartësinë e Tij Hyjnore. Ti me mosbesimin tënd, e mohon Zotin e Madh. Mohon faktin se me Drejtësinë e Tij, ekzistojnë të gjitha krijesat, mohon vetekzistencën e botës.

Me mefshësinë tënde ti je duke bërë një krim të rëndë. Një dënim i rëndë dhe i pashmangshëm të pret. Ti po bëhesh kontigjent i përcaktuar të vuash ferrin (xhehennemin).

Thuhet se dhëmbi i atyreve që shkojnë në xhehennem, bëhet sa një mal i madh, ç’ka tregon për mëkatet e tyre të mëdha. Veprimet e tua i ngjajnë atij udhëtarit, që mbulon sytë nga drita e diellit. Imagjinata e tij nuk mund të ndriçojë më shumë se sa ajo xixëllonja me dritën e saj të trishtuar. Me aq pak dritë të fenerit të kokës tënde, nuk mund të ndriçohet rruga jote, duke mbetur në errësirë.

Këto krijesa që shikon, me gjuhën e argumenteve, po të tregojnë se Zoti xh.sh., që i krijoi dhe kujdeset për to, patjetër që u ka premtuar Ringjalljen dhe do ta mbajë fjalën e Vet. Një Gjykim të Madh do të hapë dhe një Kënaqësi të madhe do t’u japë.

Nuk ka ze