Rinia largohet dhe vjen pleqëria. Stina e pranverës është si Mah’sheri i një fruti drusor dhe secili shekull i njerëzimit, i ngjan një druri frutor. Edhe kjo botë është si një Mah’sher i përcaktimit të Zotit xh.sh..
Po kështu jeta është po si ky dru frutor, për tregun e amshimit, që mbushet dhe zbrazet për t’ua lënë vendin frutave të reja.
Themeli i tetë: Kuptojmë se Mjeshtri i këtij vendi të përkohshëm, Vetë me siguri është i Pavdekshëm. Për robtë e Tij, do të ketë boll vend pranë Vetes. Ai do t’i nxisë dhe ftojë për në atë vend. All-llahu do t’i dërgojë ata në Botën e Përjetshme.
Themeli i nëntë: E kuptojmë se All-llahu, robërit e Tij, ata që e meritojnë, po i çon në vendin e Bamirësive dhe të Kënaqësive që ato nuk i ka parë kurrë syri i njeriut dhe veshi s’i ka dëgjuar, por ne i besojmë kësaj të vërtete.
E VËRTETA E SHTATË: Është vendi i Rojes dhe i Mbrojtjes. Pasqyrimi i emrit “Hafiz” dhe “Rrahim”.
Kush tjetër veç Zotit dhe Mbrojtësit të Madh do t’i ruajë interesat e gjallesave në tokë, në det dhe në qiellin e lartë, që janë me vlera të pallogaritshme? Për hakun e çdo krijese,njeriu do të japë llogari për të gjithë jetën e vet tek i Gjithëfuqishmi. Patjetër që Zoti i mbron të drejtat e krijesave të Veta.
A ta pranon mendja që ky njeri i veshur me vlera të veçanta dhe që është kalif (përfaqësues i Zotit) në të gjithë botën me një pozitë të lartë, t’i shpëtojë gjykimit të All-llahut? Veprimtaria e njerëzve është e lidhur me racat, veçoritë dhe aftësitë e tyre. Sipas këtyre principeve ato do të kalojnë në peshoren e drejtësisë. Secili do të marrë atë që i takon; shpërblim apo dënim. Nuk është e mundur që të mos i ketë parasysh këto Zoti i Madh dhe i Mëshirshëm.
Zoti, Sundimtari i Gjithësisë, çdo krijesë e mbron me rregullsi të përsosur. Duhet të besojmë se të gjitha veprimet, peshohen me një drejtësi të kulluar. Çdo vepër diturie apo shkence, burimin e ka tek vullneti dhe Gjithëdija e Pafundme e një fuqie të Mbinatyrshme.
Ne e shohim se në jetën e sotme, kriteret dhe ekzistenca e saj është në nivele të ulta. Gjatë shndërrimeve të jetës, po hyjnë forma dhe ligjësi të ndryshme. Asgjë nuk i shpëton rregullit të përsosur, as në jetën personale, as në atë shoqërore. Duket sikur çdo gjë është duke u larguar nxitimthi nga kjo botë, sikur ato e kanë kryer detyrën dhe obligimin e tyre.