Ringjallja | Ringjallja | 33
(1-85)

Kjo tregon se ky Han dhe kjo Ekspozitë, do të shndërrohet në një vend tjetër ku çdo veprim i përgjigjet dëshirave të njerëzve. Atje kënaqet kushdo që ka kryer detyrimet e tij ndaj Mbretit. Kjo do të jetë një Mbretëri e stabilizuar dhe e kompletuar me të gjitha mjetet e domosdoshme. Atje do të ketë vila luksoze dhe banesa të pavdekshme. Në qoftë se në këtë botë kemi parë vetëm mostrat e çdo sendi, atje do të shohim origjinalet e tyre. Mos dysho për këto, por bindu pa kushte!

Domethënë: Çdo përpjekje e sakrificë që bëjmë në këtë jetë, është lejëkalimi për në botën tjetër. Këtu të shtyn të punosh, atje të shpërblen sipas aftësive, vlerën e mundimit që ke bërë. Përpiqu të mos i humbasësh këtu meritat e tua, që atje të marrësh atë që meriton, sepse kjo botë e përkohshme, kurrë nuk mund të stabilizohet. Në se nuk janë të mjaftueshme kaq sa thamë, me anë të këtyre tregimeve, ja ku po e plotësojmë edhe me një shembull konkret:

Duke shkuar rrugës, ti papritur në mes të saj sheh një han. Në këtë han mysafirët ndalojnë vetëm për një minutë. Pronari për të ndërtuar këtë han, ka harxhuar miliona napolona flori, vetëm në pak kohë. Por vetëm disa njerëz nga ky bollek i këtij hani përfitojnë pak. Ata vetëm shijojnë ushqimet e shijshme dhe pa u ngopur mirë largohen. Por ama, të gjithë mysafirët po fotografojnë me aparat, bukuritë e këtij hani. Edhe nga shërbyesit e hanit, mysafirët fotografohen.

Pra ti e sheh edhe vetë se: Krijuesi çdo ditë bukuritë e hanit i ndryshon, sikur do të thotë me këtë veprim: “Për mysafirët e ardhshëm, do të krijoj bukuri të tjera”. Po të vësh re me kujdes të gjitha këto ndodhi nuk do të dyshosh se Pronari, për të ngritur dhe mirëmbajtur këtë han, ka bërë shumë shpenzime dhe se ky Pronar kaq i pasur duhet të ketë një burim të ardhurash të pashterrshme diku dhe duhet të ketë një vend gostitjeje në një botë tjetër të përjetshme. Veç pasurive të pallogaritshme, Ai ka edhe një bujari të rrallë e të përhershme. Të gjitha këto begati të këtij hani, tregojnë se këto janë vetëm për të çelur orekset e njerëzve dhe pas kësaj, Ai do t’i ftojë në Mbretërinë e përjetshme. Dëshirat e tyre të mëdha vetëm atje do të përmbushen me dhurata nga më të çmuarat dhe nga më të bukurat.

Siç kemi thënë edhe më parë, po të lexosh këto “Nëntë Themele”, e kupton lehtë se ky han nuk është vetëm për një kohë të shkurtër. Veç të jesh mendjelehtë të mos e kuptosh.

Nuk ka ze