(14) Kur të krahasosh jetën e amshueshme me këtë të provës që bëjmë çdo ditë, do të të duket si një gjethe e vogël. Shembujt dhe detajet e jetës së mbrapme, janë të shumtë dhe të renditur në mënyrë të rregullt dhe të përsosur. Ai,Zoti i Madhëruar, treqind mijë libra ka shpërndarë mbi rruzullin e tokës. Ato janë shkruar si një art i veçantë dhe çdo gjë është vendosur në vendin e vet. Aty tregohet se krijimi i xhennetit ngjason me ato vendet e gjera e të mrekullueshme, ku nuk mungon asgjë. Këtë krijim Zoti e ka më të lehtë, se sa krijimin e kësaj bote, ku jetojnë miliarda krijesa të ndryshme. Krijimi i kopshteve të pranverës është më i vështirë për t’u ndërtuar se sa xhenneti.
Domethënë: Dërgueshmëria e Profetit të Posaçëm, është një arsye bindëse, për krijimin e këtij vend provimi ku pasqyrohet në:
“Po të mos ishe Ti o Muhammed a.s., nuk do ta krijoja gjithësinë”.
Adhurimi i Tij është një arsye më tepër për vërtetësinë e Jetës së Mbrapme. Kur është i mundur krijimi i këtyre botërave nga Zoti dhe Edukatori i pashoq, me Mëshirën e Tij të madhe, që sundon mendjet, si të mos jetë e mundur që të mos pranohet kërkesa dhe lutja e krijesave për amshim?
Dëshirës dhe kërkesave të krijesave të vogla dhe të parëndësishme, Ai u përkushton rëndësi të veçantë. Atëhere a ka mundësi që Zoti i Madh xh.sh., të mos i kushtojë rëndësi të veçantë kërkesës dhe lutjes së të Dërguarit të Tij, Muhammedit? Kjo nuk është e mundur!
Domethënë: (15) I Dërguari i Posaçëm (a.s.), me profetësinë e Tij, e ka çelur derën e kësaj bote dhe me Adhurimin pa kufi, e hap derën e Botës së Amshuar.
“Bekimet e plota të të Gjithmëshirshmit qofshin mbi të, sa e gjithë kjo botë e deri në xhennet.