Në edukimin dhe mëkimin e këtyre krijesave, tregohet aq mëshirë dhe aq dashuri, sa s’mund të tregohet dot dhe a është e mundur që Ai, Zoti i Madh të mos i pranojë lutjet e tyre?
(Këtë të vërtetë e kemi treguar në “Fjalën e nëntëmbëdhjetë”, por do ta përsërisim prapë).
Të kujtohet o miku im që po më dëgjon, se së bashku me nefsin tim, në nje tregim të kam thënë: Në një ishull i Dërguari i Posaçëm po mbante një fjalim dhe ne shkuam për ta dëgjuar së bashku.
I Dërguari në krye të të gjitha fjalëve, shpreh adhurimin e Tij ndaj Zotit xh.sh.. Ti e shikove se Ai Person i ndershëm, me ato që tregon dhe udhëzon, është Udhërrëfyesi për në Botën e Përjetshme. Ai duke iu lutur Zotit dhe duke shprehur adhurim ndaj Tij, e meriton plotësisht Kënaqësinë e Përjetshme (xhennetin).
Bashkë me Namazin e Tij madhështor, e gjithë bota kudo po lutet dhe falet, sepse falja e Tij është një përmbledhje e të gjitha adhurimeve të atyreve që e vërtetojnë Fenë e Tij.