Ai që ka realizuar këtë mrekulli, nuk ka se si të mos dëgjojë lutjen e qenieve të thjeshta dhe të mos i japë rëndësi lutjes së tyre. Nuk ka mundësi që lutjet, dhe fjalët e të cilave i ka formuluar dhe dërguar nëpërmjet të Dërguarve të Tij, Ai të mos i pranojë. Me ndriçimin me anë të Dritës së Hz. Muhammedit,(a.s.), pamja e gjithësisë ka ndryshuar. Nga kjo dritë e shenjtë, pamja e çdo njeriu dhe vlera e secilit del në shesh. Këto qenie janë një mesazh i madh dhe obligim i vyer, sepse ato janë kandidat të përjetësisë, real dhe të prekshëm. Sikur të mos kishte qenë “Nuri”, drita e Pejgamberit, Hz. Muhammedit (a.s.), këto qenie që ne vumë re, do të binin në mosvlerësim, pa kurrëfarë dobie dhe kuptimi. Çdo gjë do t’i lihej rastësisë dhe do të kridhej në errësirën e imagjinatës. Janë këto arsyet që njerëzit lutjeve të Tij, si Personi më i rëndësishëm i All-llahut, po u brohorasin “Amin”
Çdo qenie, nga toka deri në qiell, me Nurin e Tij, po tregojnë cilësitë e tyre dhe dashurinë ndaj Zotit xh.sh.. LUTJA është baza e adhurimit të Muhammedit (a.s.), bile edhe lëvizja e bërthamës, për të arritur në ekzistencën e një druri të madh, që është një lloj lutje e Tij ndaj All-llahut xh.sh..
Vini re! Ai i Dërguari i Posaçëm, Fisnik dhe vëzhgues i madh, si një Dijetar i Përjetësisë, njofton se Zoti i Madh, zërin e fshehtë të gjallesës më të imtë e dëgjon dhe e vlerëson. Duke e vlerësuar në shkallën më të lartë, ai i përgjigjet çdo nevoje dhe shqetësimi. Mjeti për këtë komunikim, midis të Dërguarit dhe Atij, është shumë i stërholluar dhe i realizueshëm. Ai me një punë të veçantë dhe kujdes të madh, i dëgjon kërkesat e krijesave të Tija dhe përpiqet t’i realizojë. Ne bindemi për këto gjëra kur shohim se i Dërguari i posaçëm, që ka marrë të gjithë bijtë e Hz. Ademit me vete, ka dalë në podium përpara grumbullit të njerëzve, ka ngritur duart lart dhe duke u kthyer nga Arshi i Madh po thotë: “O Zot, mos na braktis në këtë vend të përkohshëm”. Me këtë zë Ai përmbush të gjitha nevojat dhe dëshirat e njerëzve, duke treguar respektin dhe përkushtueshmërinë e tyre ndaj Zotit xh.sh..
Ai (Hz. Muhammedi a.s.), duke paraqitur këtë lutje, po kërkon diçka. Cila është kërkesa e Tij? Ai i kërkon Zotit lumturinë e përjetshme, jetën e pavdekshme dhe xhennetin. Po kërkon pasqyrimin e Emrave të Bukur, ku së bashku me ta pasqyrohen edhe qeniet e gjithësisë. Për Zotin krijimi i xhennetit është po aq i lehtë sa krijimi i pranverës. Këto fakte duhet të jenë të mjaftueshme, që nga lutja e të Dërguarit të ndershëm, Zoti të krijojë xhennetin (14). Në stinën e pranverës, mbi faqen e tokës, shembuj të panumërt jepen dhe krijohen nga Krijuesi për Ringjalljen. Shpikja e xhennetit për Të, nuk është aspak e rëndë.