All-llahu me Drejtësi argumenton çdo fenomen. Çdo gjëje i ka dhënë një formë dhe faqe të veçantë, tipare të imta dhe i ka përgatitur për kushtet e jetës. Këto vetëm Drejtësia e tij e kulluar është i aftë t’i krijojë dhe përsosë.
Çdo krijesë për të vazhduar jetën, është e pajisur me tiparet e veta, me mjetet e nevojshme dhe aftësitë personale. Kjo tregon se ka një dorë të fshehtë të Drejtësisë së Tij të rrallë.
Sa herë që kërkojmë të gjejmë përgjigjen e nevojave të gjuhës së aftësisë apo gjuhës së nevojave të ekzistencës apo të vuajtjeve, plotësisht kanë marrur përgjigjen e tyre. Kjo tregon se u është përgjijur një i Drejtë me Gjithëdijen e Tij të kulluar.
Kështu një Zot i Madhërishëm, me Drejtësi dhe Maturi të admirueshme, ngutet që secilën krijesë të Tijën, ta ndihmojë dhe t’i përgjigjet nevojave të saja sado të vogla qofshin. Pra si është e mundur që Zoti të mos kujdeset për jetën e përhershme dhe të mos i plotësojë nevojat e saj, të mos i përgjigjet nevojave të njeriut që është krijesa e Tij më e preferuar dhe të mos vrapojë në ndihmë të tij? Si mos të ruajë Ai me Dinjitetin që ka dhe me Lartësinë e Vet, interesat e njerëzve?
Njeriu në jetën e përditshme dhe të përkohshme, prej mirësive të Zotit nuk ka mundur të përfitojë sipas kërkesave të tij, sepse kjo nuk është e mundur në këtë jetë. Për këtë arsye, ai nuk duhet të humbasë logjikën, sepse drejtësia e vërtetë do të vendoset dhe njeriu sipas veprës së tij do të shpërblehet apo dënohet. Kjo bëhet sipas përkushtimit që ka patur ai, sipas veprimeve që ka kryer në jetën e përkohshme (pra shpërblehet apo dënohet).
Meqë në botën e përkohshme njeriu është krijuar për jetën e paskajshme, padyshim ai largohet prej saj i pangopur dhe i pakënaqur, por mos të harrojë një gjë; se në të vërtetë Ai, Zoti i Drejtë dhe i Gjithëfuqishëm, që është Hakim,me siguri do të ketë ndërtuar një Xhennet dhe një Xhehennem, për të shpërblyer apo dënuar sipas asaj që meritohet.
E VËRTETA E KATËRT: Është dera e Bujarisë dhe e Bukurisë, pasqyrimi i emave “Xhevvad” dhe “Xhemil”.
Kështu që Ai Zot Bujar, i një bujarie të pafundme, Pronar i të gjitha pasurive që mbizotëron, është i vetmi që mund të shpallë pa asnjë të metë, Përsosmërinë e Tij, në krijimin e një jete të Përjetshme. Për njerëzit pa besim, kjo mrekulli duket e dyshimtë. Por shiko Hënën dhe Diellin që duken si llampadarë gjigandë, shiko faqen e tokës që duket plot mirësi, apo si një sofër e begatë e mbushur plot e përplot. Toka ndryshon çdo stinë duke krijuar dhe përsëritur fruta dhe perime të ndryshme.