Ringjallja | Ringjallja | 19
(1-85)

Përfundimisht, a është e mundur që njerëzit e pajisur me një vetëdije të plotë dhe me mendjen e kthjelltë në kokë, të mos e kthejnë fytyrën nga Ai që i krijoi, nëpërmjet dritës së Muhammedit (a.s.)?

Si këto dhe shumë detyra të tjera në lidhje me Profetin, janë një argument bindës dhe i pa kundërshtueshëm, që të lënë të kuptosh se All-llahu xh.sh. nuk mund të kuptohet pa një Profet.

A e kupton tani se ç’dua të them me këtë rrëfim? A nuk e kupton se nuk ka dalë dhe s’ka për të dalë një tjetër i dytë si Muhammedi (a.s.), që të sjellë shpalljet e Zotit mbi tokë? Detyrat e Zotit xh.sh. nuk mund t’i plotësojë askush tjetër qoftë dhe një pjesë fare të vogël të Profetit Muhammed (a.s.).

Hz. Muhammedi (a.s.) ka qenë më i madhi i të gjithë Profetëve, Imami dhe Udhërrëfyesi i të gjithë njerëzve. Ai ka qenë më afër Zotit xh.sh., nga të gjithë të afërmit e tjerë, ka qenë më i përkryeri i të gjitha krijesave dhe Prijësi i të gjithë të dërguarve.

Hulumtuesit e fesë Islame, unanimisht kanë thënë: Ai e ka ndarë hënën në dy pjesë dhe prej gishtit të Tij ka rrjedhur ujë. Si këto fakte edhe njëmijë mrekulli dhe argumente të tjera janë përpara jush.

Kur’ani Famëndritur, që është me dyzet Mrekulli, ka sqaruar profetësinë e Muhammedit, që është një argument bindës për të vërtetuar pejgamberinë e Hz. Muhammedit (s.a.v.s.).

Meqë ky fakt tregohet edhe në libra të tjerë siç është “Fjala e njëzetepestë”, po i biem shkurt:

Shenja e tretë: Mos mendo se ky njeri i vogël, që jeton dhe punon në këtë botë të madhe, do ta gëzojë atë përjetësisht. Ti kujton se një botë tjetër nuk ekziston për të? Do ta dish se ky njeri që është krijuar i vogël, është i lidhur me të gjitha qeniet dhe është kryetar i tyre dhe mbi të gjitha, ai është lajmëtar i Mbretërisë së Zotit xh.sh. dhe rrethohet simbolizohet me të gjitha adhurimet.

Meqenëse ky njeri ka një rëndësi të madhe, mos thoni se me një jetë të shkurtër, si mund të meritohet dënimi i shenjtë (xhehennemi) i përjetshëm?

Kufri (mosbesimi) këto argumente bindëse që ndodhen në këtë gjithësi dhe të cilat janë nga një literaturë e lartë, kërkon t’i poshtërojë dhe t’i rrëzojë. Ai të gjitha qeniet i ulë në një shkallë të rastësishme, kur thotë se ato janë të pakuptimta dhe ordinere, pa asnjë farë qëllimi. Mosbesimi mohon funksionimin e Emrave të Bukur, mundohet të përgënjeshtrojë me argumente të pabazuara ekzistencën e Zotit xh.sh.. Ky është një krim i madh dhe i paskrupullt, që meriton një dënim të rreptë.

Nuk ka ze